“Edhe në të vjetrin është futur numri i përgjithshëm i popullsisë”

    Edhe në balancuesin e mëparshëm për përfaqësim të drejtë të etnive në sektorin publik është përdorur numri i përgjithshëm i popullsisë dhe e njëjta gjë është bërë edhe tani, deklaroi për TV21, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti. Shtoi se nuk asnjë ndryshim tek balancuesi përveç të dhënave të reja të popullsisë.

    “Ndryshimi është se kemi numra të ri nga regjistrimi i 2021. D.m.th. është ndryshuar inputi i balancuesit. Metodologjia e shfrytëzuar është po e njëjta dhe e pa ndryshuar që nga viti 2016.

    Me balancues tregohet mënyra e shpërndarjes sipas etnive në punësimet e planifikuara paraprakisht në planet vjetore për punësim në administratën publike”, thonë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Megjithatë drejtori i Entit për Statistika, Apostoll Simovski e konteston balancuesin e ri. Thotë se nuk mund të llogaritën  6.4% e popullsisë e cila nuk është deklaruar se cilës përkatësi etnike i takon.

    MSHIA na kontaktuan përmes telefonit javën e kaluar dhe ne u thamë se kategoria e vetme të cilën duhet ta shohin është popullsia rezidente. Nuk mund t’i vendosni ata. Nuk e dimë dhe këtu nuk ka supozime. Ato shtatë për qind janë të pasqaruara dhe do të mbeten në grupin e të tjerëve“, tha Apostoll Simovski, drejtor i Entit për Statistika.

    Megjithatë ministri Aliti vlerëson se çdo qytetarë ka të drejtën e punësimit.

    “Deklaratën e drejtorit nuk do ta komentoj,  kurse sa për numrin 6.4% të regjistruarve te cilat nuk kanë të deklaruara përkatësinë etnike mund të deklaroj se edhe këta qytetare kanë të drejtën e punësimit në  administratën publike po ashtu sikur të gjithë shtetasit tjerë”, pohuan nga  Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Pyetëm ministrin Aliti se a do të ketë punësime të reja në administratën publike. Shtoi se punësime do të ketë gjithmonë sepse çdo vit ka administratorë që shkojnë në pension, mirëpo këtë herë do të duhet që çdo institucion publik, kur bën planin vjetor të punësimit, të rrisë përqindjen e punësimeve të shqiptarëve, gjegjësisht një e treta e të punësuarve do të duhet të jenë shqiptarë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Vendi, në fazën portokalli

    Lajmi i rradhës

    QKC: Transparenca aktive e institucioneve këtë vit është përmirësuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë