Edhe një ditë shtesë për ofertat e thëngjillit

    Sot në ora 16:00 skadoi afati për dorëzimin e ofertave për qymyr,  dedikuar për TEC Manastirin.

    Nga Elektranay thanë për Alsat se do të lënë edhe një ditë shtesë për të pritur ndonjë ofertë tjetër me postë, ndërsa të enjten zyrtarisht të njoftojnë se sa oferta kanë arritur në tenderin për blerjen e qymyrit për bllokun e tretë të TEC Manastirit.

    Kompania shtetërore ka nevojë për afro 900,000 ton qymyr për t’u përdorur për të prodhuar energji elektrike.

    Dy javë më parë, tenderi i parë dështoi për shkak se kompanitë nuk dërguan mjaftueshëm thëngjill për termocentralin e Manastirit.

    Qymyri është siguruar vetëm për TEC Osllomej, i cili është paralajmëruar të vihet në funksion më 15 nëntor. Sa i përket prokurimit të mazutit për TEC Negotinën, autoritetet thonë se kriza qeveritare e ka shtyrë këtë prokurim, e me këtë edhe aktivizimin e termocentralit. Kjo pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    Sonte përfundon afati për dorëzimin e ankesave nga partitë politike për procesin e votimit

    Lajmi i rradhës

    Rritet buxheti për gjykatat dhe prokurorinë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë