Edhe sonte do të protestohe me moton “Ultimatum – Jo faleminderit!”.

    Edhe sonte do të zhvillohet protestë me moton “Ultimatum – Jo faleminderit!”. Është planifikuar që marshi i protestës të kthehet në rutën e vjetër, nga Qeveria përmes Ministrisë së Jashtme deri në Parlament.

    Organizatorët paralajmëruan se do të protestojnë para Ministrisë së Punëve të Jashtme për të mbështetur presidentin e Sindikatës diplomatike të Maqedonisë, Zoran Dabiq, i cili u suspendua.

    “Zoran Dabiq, kryetari i Sindikatës diplomatike të Maqedonisë, i cili iu drejtua Kuvendit dhe tha se propozimi është fiasko e diplomacisë së Bujar Osmanit, është pezulluar shprehimisht nga puna. Prandaj sot do të protestojmë edhe para Ministrisë së Jashtme dhe vendtakimi është Qeveria në orën 19:00 përmes Mavrovkës deri te Ministria e Punëve të Jashtme dhe më pas protesta do të përfundojë para Kuvendit”, thuhet në letrën e organizatorëve.

    Ata bëjnë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze dhe kërkojnë nga Ministria e Brendshme që të sigurojë protokolle që të mos ketë incidente si javën e kaluar.

    Kujtojmë se pasditen e 5 korrikut është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas kundër propozimit francez, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.

    Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.

    Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

    Lajmi Paraprak

    Dauti – Qeverisë: Ju edhe më tej shtireni dhe për inate nuk merrni parasysh jetën e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    “Vendi ynë është para një vendimi shumë të rëndësishëm”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë