Edhe Zejdi me parti të re politike: Nuk kam zgjidhje tjetër!

    Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi në TV21 tha se pas shtatorit do të nis procedurat për formimin e partisë së re politike.

    Rexhepi tha se nuk ka tjetër zgjidhje pasi nuk u bënë reformat që i priste në Alternativë, ndërsa shprehet i bindur se deri në zgjedhjet e ardhshme, në kampin politik shqiptar do të ketë dy tabore.

    “Kisha pritshmëri se do të ketë ndryshime në Alternativë, që të bëhem pjesë si anëtar dhe të jap kontributin tim. Me atë që çdokush që shpalli pakënaqësi, ndaj cilido qoftë në kuadër të udhëheqësisë, u largonte nga partia edhe me vendim të Kryesisë Qendrore, përfshirë edhe ata të Degës së Tetovës, atëherë u pa se mundësi ndryshimi në Alternativë nuk ka. Këta njerëz do ta fundosin Alternativën, por nuk ia japin askujt. Do t’i marrin vulat me vete, do t’i mbajnë si dekor, por subjekt politik nuk do të kenë. Do të thotë kështu do të vazhdojnë të bëjnë ata. Kjo me detyroi të mendoj se çfarë më tutje? E keni parë edhe te llogaridhënia dhe me takim me qytetarët, se ka përkrahje nga qytetarët për rrugëtimin politik që bëj unë. Pasi nuk e shoh veten te asnjë subjekt politik, sepse e kisha bindjen se te Alternativa duhet të jap shërbimin tim, por e pash se kjo nuk mund të ndodh. kështu vendosa të rrugëtoj me një subjekt të ri politik, bashkë me strukturat që i kemi”, tha Zejdi.

    Ndryshe, kohëve të fundit skenës politike në RMV iu shtuan edhe dy parti të reja politike, LD e Izet Mexhitit dhe PDE e Arjanit Hoxhës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dimkovski: Eurointegrimi, hap mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë

    Lajmi i rradhës

    Qeveria franceze: Veshja islamike në shkolla, “sulm politik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë