“Eko dron patrolla”, për një mjedis të pastër në Dibër

    Në Dibër dhe rajon për herë të parë u realizua projekti “Eko dron patrulla”, që u financua nga Ambasada amerikane në vend dhe u realizua nga shoqata- Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër. Ishte një projekt i cili dha rezultate maksimale në mbrojtjen e mjedisit jetësor. “Eko dron patrolla” faktikisht mundësoi mapimin dhe pastaj realizimin e aksioneve ekologjike në qytet dhe rrethinë. Si asnjëherë deri tani projekti ishte efikas prandaj organizatorët potencojnë se ky projekt duhet të vazhdojë.

    Koordinatori kryesor i projektit Shuip Marku, një aktivist i denjë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe një ndër themeluesit të shoqatave të para ekologjike që lindën në Dibër, thotë se projekti me përkrahje amerikane jo vetëm që evidentonte deponitë e egra, por edhe dukshëm ndikoi në rritjen e vetëdijes të gjeneratës së re për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Me projektin “Eko dron patulla”, në fillim evidentonim deponitë e egra në qytet dhe në vendbanimet rurale si dhe në afërsi të Liqenit dhe lumenjve që derdhen në Liqe, dhe pastaj organizonin aksione për pastrimin e mbeturinave.

    “Duke filluar nga pushteti vendor, shoqatat qytetare, shkollat dhe kompanitë e ndryshme, patëm një përkrahje ë fuqishme dhe gjithmonë në aksionet ekologjike numri i pjesëmarrësve ishte i madh. Ndodhi të zbulojmë deponitë e egra në shumë lokalitete të cilët u evidentuan nga xhirimi i dronit. Ishte një përvojë e parë por shumë efikase për këtë problem”, tha koordinatori i projektit dhe përfaqësues i shoqatës Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër Shuip Marku. Sipas tij, domethënie shumë të madhe ka edhe rritja e vetëdijes tek gjenerata e re që ata të angazhohen për një mjedis sa më të pastër.

    Mes tjerash tha se efikasiteti i projektit është një argument i fuqishëm që ne si shoqatë dhe si qytet të vazhdojmë këtë projekt.

    “Është një mënyrë me të vërtet me shumë efikasitet, për tu zbuluar deponitë e egra. Dibra ka bukuri të pashtershme. Kemi male, fusha, lumenj, liqe, dhe ky ambient me të vërtet duhet të ruhet që ne të gjithë të kemi një jetë më të shëndosh” tha Marku.

    Efektet pozitive të projektit janë përshëndetur edhe nga të gjithë institucionet lokale dhe popullata në përgjithësi. Biseduam edhe me udhëheqës të shkollave fillore të Dibrës. Ata thonë se me një gëzim të madh nxënësit gjithmonë kanë pranuar të marrin pjesë në aksionet ekologjike në kuadër të këtij projekti. Vlerësimet e tyre janë se projekti mundësoi që nxënësit më shumë të angazhohen për të mirëmbajtur të pastër mjedisin jetësor. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Në liqenin e Ohrit notojnë edhe fekalet, kanalizimi është jo funksional

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohet paraja për të zbutur inflacionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë