Shtrenjtohet paraja për të zbutur inflacionin

    Shtrëngimi i politikës monetare nga ana e Bankës Popullore për të zbutur inflacionin ka shtrenjtuar edhe produktet e ndryshme të bankave. Përskaj shtrenjtimit të kamatave të kredive që nuk janë me kamatë fikse, në periudhën e fundit, qytetarët po paguajnë më shtrenjtë edhe minuset në llogaritë e transaksionit. Apo me fjalë të tjera qytetarët më shtrenjtë do të paguajnë minusin e lejuar që nga fillimi i kë tij muaji deri në fund të këtij viti. Kjo nënkupton se pas shtrenjtimit në muajin mars kur për tavanin e lejuar deri në vit të ri për minus në saldo paguhen në vend 249 denarë plus 70 denarë apo në fund 318 denarë.Tani me shtrenjtimin e fundit do të paguhet dhjetëra denarë më shumë.

    Norma e referencës për llogaritjen e normës së interesit ndëshkues për periudhën 01.07.2023 deri më 31.12.2023, është rritur me 1.25 për qind. Apo sipas vendimit të fundit është 6.00 për qind, ndërsa deri më 30.6.2023. ishte 4.75 për qind, thonë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë. Duke shtuar se paraprakisht me vendimin e Bankës Popullore të datës 22.12.2022, për periudhën 01.01.2023 deri më 30.06.2023, norma e referencës ishte rritur në 4.75 për qind (deri në 31.12.2022 ishte 2 për qind ).

    Një herësh të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në muajin maj kamata në total e kredive është shtrenjtuar në 5.09 për qind nga 4.28 për qind sa ishte në muajin maj të vitit të kaluar. Në këtë periudhë kamatat në mesatare janë shtrenjtuar nga 3.43 në 4.81 për qind për bizneset, dhe nga 5.06 në 5.34 për amvisëritë.

    Nga Shoqata e Bankave thonë se anëtarët e tyre, bankat dhe bankat e kursimit, ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare të Bankës Popullore dhe secila prej tyre merr një vlerësim dhe vendim lidhur me shumën dhe ndryshimet në normat e interesit. Shtrëngimi i politikës monetare është një sinjal i qartë për një rritje të normave të interesit, si për kredinë ashtu edhe për produktet depozituese të bankave dhe bankat e kursimeve. Shuma e normës së interesit për mbitërheqjen e lejuar përcaktohet për çdo gjysmë viti dhe varet nga shuma e normës referencë për llogaritjen e normës së interesit penal, shtojnë nga Shoqata e Bankave. Për më tepër, nga fillimi i vitit ka hyrë në fuqi Ligji për Shërbimet e Pagesave, me të cilin bankat janë të obliguara që në mënyrë transparente të publikojnë të gjitha kostot, tarifat, komisionet dhe normat e interesit që kanë klientët mbi çdo bazë.

    “Informacion i detyrueshëm për konsumatorin për kushtet në të cilat ai përdor shërbimet e pagesave, si dhe informacion për tarifat për shërbimet më të përdorura në llogarinë e pagesave, parashikohet me kuadrin e ri ligjor që forcon mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve të pagesave në vendi”, thonë nga se Banka Popullore duke shtuar se vazhdimisht po punojnë për përmirësimin e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve bankare, edhe përmes themelimit të një njësi e posaçme organizative për këtë qëllim, e cila nga ky vit do të fillojë me kontrolle të rregullta të dedikuara në atë fushë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Eko dron patrolla”, për një mjedis të pastër në Dibër

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV nuk e ka realizuar premtimin për t’u siguruar të rinjve punë me pagesë në konvikte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë