Ekonomia botërore do të kalojë 100 trilionë dollarë në 2022 për herë të parë

    Prodhimi ekonomik botëror do të kalojë shifrën 100 trilion dollarë për herë të parë vitin e ardhshëm.

    Kjo është ajo që del nga një studim i Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi.

     Përveç kësaj, sipas raportit, do t’i duhet më shumë kohë sesa ishte vlerësuar më parë që Kina të kalojë Amerikën si ekonomia e parë në botë.

    Konsulenca britanike Cebr ka parashikuar se Kina do të bëhet ekonomia kryesore në botë në vitin 2030.

     Cebr gjithashtu shkruan se India është gati të zëvendësojë Francën vitin e ardhshëm dhe më pas Britaninë në 2023 si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë.

    Për analistët e kësaj konsulence britanike, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) botëror do të nxitet nga rimëkëmbja e vazhdueshme nga pandemia, megjithëse nëse inflacioni vazhdon, do të jetë e vështirë për liderët politikë të parandalojnë që ekonomitë e tyre të bien përsëri në krahët e recesionit. .

    “Ne presim një rregullim relativisht modest për të vënë nën kontroll elementët jo kalimtarë. Përndryshe, bota duhet të përgatitet për një recesion në vitin 2023 ose 2024” shprehet Douglas McWilliams, nënkryetar i CEBR.

    Lajmi Paraprak

    Top pesë dezinformatat për testet PCR në vitin 2021

    Lajmi i rradhës

    Historia e trishtë e Maya Angelou, autores që frymëzoi Bill Clinton e shumë autorë të tjerë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë