Ekonomia e kompanive në Maqedoni më së shumti varet nga Gjermania

    Zhvillimet aktuale gjeopolitike mund të ndikojnë negativisht në ekonomitë më pak të zhvilluara. Ky është qëndrimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhovska, të cilin e theksoi në debatin kushtuar sfidave afatgjata makroekonomike përballë tensioneve gjeopolitike. Rreziqet kryesore për periudhën në vijim janë shpenzimet për jetesës dhe ndryshimet klimatike. Problemet e tilla në ekonomi mund të prekin seriozisht vendet në zhvillim, siç është edhe Maqedonia e Veriut, sepse efektet e krizave aktuale janë më të theksuara në ekonomitë e vogla që varen nga ato më të mëdha në aspektin tregtar dhe teknologjik.

    “Këto zhvillime në nivel global janë të rëndësishme për ekonomitë e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore ku lëvizja e lirë e mallrave, financave, teknologjive dhe njohurive janë forca lëvizëse e rritjes ekonomike”, tha Anita Angelovska Bezhoska, Guvernatore e Bankës Popullore.

    Ekonomistët theksuan tashmë se ekonomia e vendit këtë vit do të varet shumë nga mënyra se si do të ecë aktiviteti ekonomik i Gjermanisë, që është tregu kryesor i produkteve tona. Tani për tani, parashikohet që ekonomia më e fuqishme evropiane të hyjë në recesion në tremujorin e dytë të këtij viti.

    “Bota po hyn në një recesion global. Ne patjetër duhet të përballemi me këtë. Dhe tani po paguajmë faturat për dhjetë vjet injektim likuiditeti që nuk funksionoi. Në vitin 2020, qeveria bëri, thënë në mënyrë metaforike, një infuzion për ekonominë dhe atë disa herë gjatë ‘mbylljes’, ne sipërmarrësit morëm ndihmë, por nuk e shfrytëzuam”, u shpreh Sinisha Naumovski ekonomist.

    Projeksioni i Qeverisë për rritjen ekonomike për këtë vit parashikohet të jetë 2.9 për qind. Sipas Bankës Botërore, ekonomia globale do të ketë rritje prej vetëm 1.7 për qind këtë vit. Ajo që duhet theksuar është se ky institucion financiar ndërkombëtar para gjysmë viti parashikonte gati dyfishin e rritjes së ekonomisë botërore, por kjo nuk do të ndodhë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përdorimi i detergjenteve, Maqedonia rekord në Europë për helmimet

    Lajmi i rradhës

    Punëtorë nga Filipinet dhe Bangladeshi zëvendësojnë ata të Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë