Ekonomia gjermane shënon rritje të vogël

    Pavarësisht nga lufta në Ukrainë, ekonomia gjermane është rritur pa pritur dhe është rikthyer në nivelin e saj para pandemisë së koronas. Deficiti publik gjerman, nga ana tjetër, ka rënë ndjeshëm.

    Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit 0.1 për qind midis prillit dhe qershorit në krahasim me tremujorin e mëparshëm, njoftoi të enjten Zyra Federale e Statistikave (Destatis), duke korrigjuar një vlerësim të shpejtë të mëparshëm. Fillimisht u fol për një stanjacion të zhvillimit ekonomik. Në fillim të vitit u shënua një rritje e mëtejshme prej 0.8 për qind.

    “Pavarësisht nga kushtet e vështira ekonomike globale, ekonomia gjermane është paraqitur mirë në dy tremujorët e parë të vitit 2022”, tha kryetari i Destatis-it, Georg Thiel. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, pra pak para fillimit të pandemisë së koronas, rezulton se PBB është kthyer për herë të parë në nivelin e para krizës në pranverë.

    Konsumi dhe tregtia janë në rritje

    Sipas Zyrës, ekonomia është mbështetur mbi të gjitha nga shpenzimet konsumatore private dhe publike. Heqja e pothuajse të gjitha kufizimeve të koronas në fund të marsit rizgjoi dëshirën për të udhëtuar, sipas Destatis. Shpenzimet për shërbimet në fushën e strehimit dhe hotelierisë si dhe transportit u rritën ndjeshëm në tremujorin e dytë: “Konsumi privat edhe më i fortë ishte ai që parandaloi rënien e produktit të brendshëm bruto”, shpjegoi drejtori shkencor i institutit IMK, pranë sindikatave, Sebastian Dullien.

    Konsumi dhe tregtia si mbështetje e konjukturës

    Sipas Destatis, tregtia me vendet e tjera gjithashtu është rritur në përgjithësi. Megjithëse në tremujorin e dytë, si rezultat i luftës në Ukrainë, eksportet e mallrave në Rusi ishin dukshëm më të ulëta se në fillim të vitit, kompanitë raportuan eksporte gjerësisht të qëndrueshme: pavarësisht nga ndërprerjet e zinxhirëve të furnizimit në mbarë botën, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0.3 për qind nga tremujori i parë. Megjithatë, importet u rritën me 1.6 për qind nga tremujori i kaluar.

    Atmosferë jo e mirë në ekonomi

    Megjithatë, atmosfera në ekonominë gjermane është e keqe. Indeksi i klimës së biznesit Ifo ra në 88.5 pikë në gusht nga 88.7 pikë në korrik. Bizneset ishin më pak të kënaqura me biznesin aktual. Perspektiva për muajt e ardhshëm ka mbetur pothuajse e pandryshuar dhe dukshëm pesimiste. Pasiguria mes bizneseve mbetet e lartë. Sipas informacioneve nga Instituti Ifo në Mynih, performanca ekonomike pritet të tkurret sërish në tremujorin e tretë.

    Kryeekonomisti Thomas Gitzel i bankës së Lihtenshtajnit VP Bank tregon se Gjermania me rritjen e saj të dobët ndodhet në vendet e fundit të eurozonës. Rritje dukshëm më të forta të PBB u regjistruan në disa vende, si Spanjë (1.1%) dhe Itali (1.0%).

    Deutschland Salzgitter | Herstellung von E-Komponenten im VW-Werk

    Bundesbank-a ka druhet një recesion për shkak të krizës së gazit

    Sipas Gitzel-it, ekonomia gjermane performoi më mirë në tremujorin e dytë sesa do të sugjeronte shifra e thjeshtë e rritjes: “Kërkesa e brendshme u rrit fuqishëm. Megjithatë, sektori i ndërtimit qe një barrë e rëndë. Por nëse merrni parasysh tremujorin aktual, mund të themi se Gjermania është tashmë në recesion”. Rritja masive e kostos së jetesës ka prekur fuqinë blerëse dhe industria në të njëjtën kohë penalizohet nga kostot e larta të energjisë dhe mungesa e produkteve të ndërmjetme.

    Bundesbank-a pret që performanca ekonomike të “qëndrojë në vend” gjatë verës dhe të kalojë në recesion në dimër dimrit si rezultat i krizës së gazit. Lufta gjashtëmujore ruse kundër Ukrainës do të vazhdojë të rëndojë gjithashtu ekonominë gjermane për vitet në vijim, siç tha së fundmi kryetari i DIW Marcel Fratzscher në një intervistë me Reuters.

    Deficiti publik ra ndjeshëm

    Pavarësisht rëndësave në lidhje me luftën në Ukrainë dhe pandeminë e koronas, deficiti publik gjerman ra ndjeshëm në gjysmën e parë. Deri në fund të qershorit, federata, landet, bashkitë dhe sigurimet shoqërore shpenzuan së bashku 13.0 miliardë euro më shumë se sa mblodhën, njoftoi të enjten Zyra Federale e Statistikave. Deficiti korrespondon me 0.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Në gjysmën e parë të vitit 2021, deficiti ende arriti në 75.6 miliardë euro, që korrespondonte me një normë deficiti prej 4.3 për qind. Bundesbank-a gjithashtu pret një deficit për të gjithë vitin, por ai pritet të jetë më i ulët se në vitin 2021, i cili ishte 3.7 për qind. Arsyeja për këtë është ulja e barrës tatimore për shkak të krizës së koronas. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, për tre muaj afër 600 mijë persona e kanë shfrytëzuar transportin ajror

    Lajmi i rradhës

    Liritë, padyshim edhe ato fetare, nuk kanë të bëjnë as me qeverinë as me opinionistët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë