Maqedoni, për tre muaj afër 600 mijë persona e kanë shfrytëzuar transportin ajror

    Në muajin prill, maj dhe qershor në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të udhëtarëve në transportin ajror krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Në tremujorin e dytë – të vitit 2022, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor është 893 000, në transportin urban-periferik është 10 574 000, në atë hekurudhor 105 000, ndërsa numri i pasagjerëve të transportuar me transport ajror është 598 792”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në transportin ajror kemi rritje të numrit të udhëtarëve për 150.9 përqind, në atë hekurudhor për 65 përqind, ndërsa në atë rrugorë për 59.1 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Transporti i mallrave ka shënuar rënie më të madhe te ajo hekurudhor për 28.5 përqind, te ajror për 15.6 përqind, me postë 13.7 përqind, ndërsa ulje më e vogël është regjistruar te transporti rrugor për 3.3 përqind.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria po e heton ish-Avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

    Lajmi i rradhës

    Ekonomia gjermane shënon rritje të vogël

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë