Ekonomia shqiptare rritet me gjashtë për qind

    Ekonomia shqiptare u rrit me thuajse 6 për qind në tre muajt e parë të vitit, pavarësisht krizës ndërkombëtare të çmimeve, sipas të dhënave të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave INSTAT.

    Shqipëria arriti kështu të mbajë ndezur motorët, me ndërtimin, tregtinë dhe pasuritë e paluajtshme si sektorët që mbajtën peshën kryesore të rritjes.

    Megjithatë, kriza u bë e ndjeshme në sektorin e argëtimit, që u paraqit edhe më dobët se një vit më parë, kur masat kufizuese të pandemisë ishin ende në fuqi.

    Shtrenjtimi i çmimeve i detyroi shqiptarët të shpenzojnë më shumë për ushqime dhe nevoja të tjera jetike, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga aktivitetet argëtuese dhe çlodhëse.

    Dobët u paraqit edhe sektori bujqësor, i prekur drejtpërdrejt nga shtrenjtimi i inputeve si plehrat kimike dhe veçanërisht nafta.

    Ndërkohë, pavarësisht situatës, bizneset vijuan rritjen e fortë të investimeve, diçka që nuk mund të thuhet për shpenzimet e qeverisë, ku shumë punë publike u ngadalësuan pikërisht prej çmimeve të shtuara të materialeve.

    Lajmi Paraprak

    Bayerni refuzon ofertën e tretë të Barcelonës për Lewandowskin

    Lajmi i rradhës

    Macron: Kemi gjetur një zgjidhje për kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë