Një pjesë të ditës e kalojnë në parqe e pjesën tjetër në smartfonë. Në ditën e sotme shumica e fëmijëve përpara se të mësojnë gjuhën amtare e mësojnë anglishten. E kjo po ndodh për shkak të video-lojërave dhe Youtube-it, që i ndjekin nga telefonat.
Tung, unë jam Galena Zletski dhe jam 7 vjeç e gjysmë. Jam lindur në Shkup dhe jetoj në Qendër.
Emri im është Mia.
Sa vjeçe je?
Gjashtë.
A sheh Youtube.
Po.
Në telefon rri?
Po.
Edhe prej aty e ke mësuar gjuhën?
Po.
Unë luaj Minecraft edhe unë ndonjëherë Minecraft.
A shikoni Youtube?
Po.
Në anglisht apo maqedonisht?
Në anglisht.
E prindërit të shqetësuar thonë se druajnë që fëmijët mund të harrojnë gjuhën amtare, ngaqë vazhdimisht vërejnë se si fëmijët e tyre përdorin fraza të ndryshme ose komunikojnë në anglisht.
Mendoj se në këtë kohë të gjithë fëmijët herët njoftohen me gjuhën angleze, ju vjen si gjuhë e dytë të gjithëve, ndoshta shumë përkushtohen në atë gjuhë sepse gjitha aplikacionet që kanë në telefon, janë në anglisht. E ndonjëherë madje edhe gjuha e parë që e mësojnë është gjuha angleze e jo maqedonishtja për fat të keq.
A ju shqetëson kjo si prindër?
Normalisht na shqetëson shumë, sepse këto gjenerata janë më ndryshe se të tjerat, më shumë edukohen nëpërmjet ekranit dhe anglishtja është më e përhapur.
Unë jam për atë që njëherë të mësohet gjuha amtare mirë, fëmijët shpejt mësojnë gjuhët e huaja dhe lehtë mësohet edhe anglishtja dhe gjuhë të tjera.
Ka edhe të rritur që flasin në gjuhë të huaja, më shpesh anglisht, nuk dinë të shprehen me shkrim, kjo është katastrofë, parasë gjithash duhet të jetë gjuha amtare e të tjerat vijnë me kohën. Nuk duhet të ngutemi, nga mosha tre-katër vjeçe t’i sforcojmë të mësojnë gjuhë, ka kohë, gjithçka do të mësohet.
Psikologia Sabrije Tefiki thotë se telefonat kanë bërë që të humbet ekuilibri në mes të gjuhës amtare dhe të huaj, e shpesh ekspozimi ndaj platformave të ndryshme online çojnë fëmijët që të përdorin shprehje të papërshtatshme, të emitojnë theksin, fjalorin, mënyrën e shprehjes që mund të mos jenë të përshtatshme me moshën dhe kontekstin kulturor të fëmijëve tanë.
“Dëmton pasurinë dhe saktësinë e gjuhës amtare te ata, mund të ndodh edhe vonesë në gjuhën e folur në qoftë se në mënyrë të vazhdueshme janë të ekspozuar ndaj ekranit dhe qëndrojnë painteraksion, kjo ndihmon që zhvillimi në gjuhën amtare të ketë vonesë nga ajo që supozohet të jetë normale ose nga ajo që dihet si kufi normal i zhvillimit gjuhësor. Një aspekt tjetër negativ mund të jetë përqendrimi i dobët në gjuhën e shkruar, përdorimi i shprehjeve të papërshtatshme”, tha Sabrije Tefiki, psikologe.
Derisa të rinjtë mes vete po komunikojnë në gjuhë të huaj, dy gjuhët zyrtare të shtetit, maqedonishtja dhe shqipja po përballen me sfida për mosnjohje.
Në 80 vjetorin e gjuhës maqedonase presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se ende ka shenja të nacionalizmave ballkanikë, të cilët sipas saj nuk janë pajtuar me realitetin e identitetit maqedonas.
E nga ana tjetër në gjykatën kushtetuese po kontestohet ligji për gjuhën shqipe. /TV21/