Rafajlovski: Nuk kemi bërë asgjë, kemi mbyllur fabrika, nuk i kemi më mjeshtrit që kishim

    Nuk kemi arritur të bëjmë asgjë nga shteti

    Më shumë se 30 vjet nuk kemi arritur të bëjmë asgjë nga ky shtet, kështu është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, biznesmeni Goran Rafajlovski. Sipas tij, shteti ka humbur profilet e larta profesionale që duhet të krijojnë kapacitete të reja.

    “Kanë kaluar 32 vjet, nuk kemi bërë asgjë nga shteti. Absolutisht asgjë. Kemi mbyllur fabrika, kemi mbyllur objekte, nuk i kemi më mjeshtrit që kishim. Nuk mund të gjeni mjeshtër për pllaka, për parket, as hidraulik, as elektricist…nuk kemi profesorë të matematikës, fizikës apo kimisë, lëre më shkencëtarë që do të krijojnë vlerë të shtuar nga e cila do të bëjmë prodhim”, ka thënë Rafajlovski.

    Punëdhënësi më i madh në vend, është shteti

    Ai tha se në vendin tonë punëdhënësi më i madh është shteti, dhe ekonomia nuk e ka pasur kurrë shansin për zhvillim.

    “Është e vërtetë që ekonomia jonë nuk është mjaft e zhvilluar, por e vërteta më e madhe është se askush në 30 vitet e fundit nuk i ka dhënë mundësi të zhvillohet siç duhet. As në periudhën e tranzicionit, kur kaluam nga kapitali social në atë privat dhe as më tej, nuk bëmë asgjë serioze për të krijuar një ekonomi në vendin tonë. Ne kemi sisteme që nuk i kemi prekur për më shumë se 40 vjet,” shton Rafajlovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hovenier: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur në mandatin e Kurtit dhe Vuçiqit

    Lajmi i rradhës

    Rrjeti i gazifikimit përballet me ngecje të konsiderueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë