EKSKLUZIVE: Dosja penale e vrasësit të hendbollistit kroat

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Shtetasi Anxhello Gjorgjievski i lindur më 13 janar 1994 i cili dyshohet që më 7 prill bashkë me dy persona të tjerë vrau hendbollistin kroat Denis Tot posedon dosja të ngarkuar penale e cila i është plotësuar ndër vite. Nistori mëson ekskluzivisht se Gjorgjievski është i akuzuar për dy vepra penale dhe dyshohet për një vepër tjetër e cila është ne procedurë hetimore.

    Sipas burimeve të Nistorit, Gjorgjievski posedon kallëzime penale për denoncim të rrejshëm dhe shkelje të masave anti-covid, përkatësisht lëvizje gjatë orës policore.

    Kallzimi i parë penal i është shqiptuar gjatë vitit 2020 ka të bëj me denoncim të rrejshëm. Sipas Kodit Penal, Neni 366 paragrafi 1, personi i cili denoncon rrejshëm një vepër penale dhe për të cilën autoritetet ndërmarrin masa, dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg.

    Kallëzimi tjetër penal është i bazuar në Nenin 206 të Kodit Penal dhe ka të bëj më mosrespektimin e masave shëndetësore në kohë pandemie. Sipas burimeve policore, Gjorgjievski është kapur duke lëvizur gjatë orës policore në qytetin e Ohrit, veprim ky për të cilin rrezikon të paktën 1 vit burg.

    Të njëjtat burime shtojnë se në dhjetor të vitit 2021, Gjorgjievski është kapur me një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike në një lokal nate në Shkup. Policia akoma nuk ka arritur ta konfirmon nëse bëhet fjalë për kokainë, amfetaminë, lëndë tjetër narkotike apo reperkusorë të kategorisë tjetër.

    Gjorgjievski aktualisht ndiqet si i dyshuar për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, në hyrje të një lokali nate në Shkup. Veprën ai dyshohet ta ketë kryer bashkërisht me dy persona të tjetër të cilët gjithashtu ndiqen penalisht për vrasje. Për 5 ditë ai ndodhej në arrati, ndërsa u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia, në lagjen Aerodrom të Shkupit. Jo zyrtarisht ai kishte planifikuar të arratisej në një nga vendet fqinje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Dashuria e tmerrshme për luftën”

    Lajmi i rradhës

    Kujdes me fjalën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë