Ekspertët juridik vlerësojnë se ndryshimet e Kodit Penal do të ndikojnë në rritjen e korrupsionit

    Ekspertët vlerësojnë se ndryshimet e fundit në Kodin Penal motivojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Sipas profesorit universitar, Bashkim Selmani ndryshimet për të cilat Qeveria pretendon se janë bërë në përputhje me legjislacionin Evropian, në fakt janë ndryshime të cilat do të ngatërrojnë edhe më shumë punën e organeve ligj zbatuese dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar, shkruan Alsat.

    “Ulja apo përgjysmimi i këtyre i këtyre sanksioneve sjell akoma më shumë rehati për udhëheqësit institucional që të ndikojnë sepse me këtë nen vështirë është të përcaktohet shpërdorimi i detyrës zyrtare, nëse një person ose shërbyes administrativ do të kryen një keqpërdorim me 50 euro ose me 2 milion euro. Pra tani të dy këto shuma janë të përbashkëta dhe janë shpërdorim i detyrës zyrtare. fatkeqësisht jo vetëm këto dy nene që është në kundërshtim me të drejtën e interesit publik por të gjitha ligjet tjera të cilët kanë bërë që para shërbyesve administrativ dhe udhëheqësve politik të dorëzohen edhe gjyqësor”, tha Bashkim Selmani, Jurist.

    Magjistri i shkencave juridike, Emir Kurtishi vlerëson se ndryshimet e fundit do të ndikojnë që edhe më tepër të ulet besimi i qytetarëve nëpër gjykata dhe prokurori.

    “Kjo bie ndesh me angazhimet që gjoja vendi ynë prej kohësh angazhohet për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Me këto ndryshime mund të themi se edhe më tepër do t’i ulë besimin qytetarëve dhe trupi votues ndaj deputetëve. Padyshim që ndikimi do të jetë negativ dhe do t’i ulet besimi institucioneve ligj zbatuese. Nëse në të vërtetë ka vullnet për luftë kundër korrupsioni, kemi shumë raste qoftë edhe në rajon dhe botë ku korrupsioni luftohet në mënyrë efikase. E dimë se nuk luftohet në mënyrë efikase por të paktën të luftohet dhe zvogëlohet. Ka gjithandej shembuj dhe raste shkollore të cilat mund të merren dhe zbatohen si praktika në vendin tonë”, u shpreh Emir Kurtishi, Jurist.

    Kurtishi dhe Selmani njëzëri vlerësojnë se pushteti ndryshimet po i përshtat për vete që të në të ardhmen të mos përgjigjet për krimet e mundshme./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Milot Rashica e konsideron ndeshjen ndaj Zvicrës si më të mirën në këto eliminatore

    Lajmi i rradhës

    Dyshimet për keqpërdorime me citostatikë rëndojnë gjendjen e pacientëve në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë