Ekspertët: Të ndalet legalizimi i ndërtimeve pa leje në RMV

    Zgjatja e afatit për legalizimin e ndërtimeve pa leje nuk duhet të ndodhë, shprehen kategorik ekspertët. Autoritetet duhet të angazhohen më seriozisht në këtë problem dhe të mos lejojnë që të vazhdohet të ndërtohet ilegalisht, ndërsa për para minimale pastaj tu lejohet biznesmenëve dhe qytetarëve të pandërgjegjshëm t’i legalizojnë ndërtimet e paligjshme. Nëse bëhet fjalë për familje të varfra atëherë ato duhet të ndihmohen.

    “Nëse ndërtimi pa leje nuk është i kategorisë së qytetarëve të varfër, por është thjesht për arsye ekonomike, ai duhet të konfiskohet ose prishet, varësisht nëse përshtatet apo jo. Për këtë nuk ka fjalë për ndërtimе pa leje në të tri gjuhët e botës Si mendoni, atje nuk ka njerëz të mençur si këtu, do të bëjnë ndërtime pa leje dhe do të vazhdojnë. Jo, ka njerëz të zgjuar atje, thjesht kanë frikë nga ligji”, tha Zlatko Todorov -Arkitekt.

    Pavarësisht gjobave të larta të përcaktuara me ligj dhe dënimeve me burg nëse ndërtimi kryhet pa dokumentacionin e nevojshëm, këto sanksione aktualisht janë vetëm në letër. Aktivistët i bënë thirrje Antikorrupsionit, që t’i përkushtohet këtij problemi të madh me të cilin po përballet shoqëria.

    “Pra, mund të legalizohen nëse janë në një zonë ku është planifikuar infrastruktura e trafikut, nëse komuna merr vendim që parashikon anulimin e ndërtimit apo dislokimin e infrastrukturës së trafikut. Në këtë mënyrë ne vazhdojmë të inkurajojmë ndërtimet e reja pa leje. Madje komuna mund të marrë një vendim për legalizimin e ndërtimeve pa leje që ndodhen në një zonë të mbrojtur përgjatë rripit të bregut, liqene artificiale, shtretër lumenjsh nëse ai objekt mund të përshtatet në zonën urbane”, deklaroi Ana Petrovska, ish-drejtoreshë e inspektoratit të mjedisit jetësor.

    Në vitin 2011, deputetët shtynë me pesë vjet afatin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, duke ndryshuar ligjin. Por, rregullat thonë se vetëm objektet e ndërtuara pa leje që nga marsi 2011 mund të jenë të ligjshme. Janë rreth 100.000 të tilla në mbarë vendin. Deri tani në vend janë legalizuar rreth 300 mijë ndërtime pa leje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gërkovska: Qeverisja e mirë është e rëndësishme për ndërtimin besimit mes qytetarëve dhe institucioneve

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimet në qytetin e vjetër të Ohrit, qytetarët kërkojnë që të ndërhyjnë autoritetet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë