Gërkovska: Qeverisja e mirë është e rëndësishme për ndërtimin besimit mes qytetarëve dhe institucioneve

    Qeverisja e mirë është kyçe për ndërtimin besimit mes qytetarëve dhe institucioneve të tyre, por edhe për raportet mes shteteve. Ndërsa para se gjithash, për arritje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko-social, nga kush do të kenë dobi të gjithë qytetarët nga këto hapësira, theksoi zëvendëskryeministrja e angazhuar për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska gjatë promovimit të Forumit rajonal të grave-lidere për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Me vendosje të këtij Forumi, në këtë rrjet të ri rajonal, duam t’i theksojmë vlerat dhe përfitimet e bashkëpunimit dhe solidariteti i grave, por njëkohësisht të dërgojmë mesazh se jemi transparent për aleanca me të gjithë që angazhohen për respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë”, tha Gërkovska.

    Përmes këtij Forumi, siç theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska, me shkëmbim të praktikave të mira, këshilla, mbështetje njerëzore dhe profesionale, do t’i dalim në vigjilje njëri tjetrit.

    Të rjetëzohemi përmes angazhimeve të përbashkëta për transparencë më të madhe, integritet të fuqishëm dhe etikë”, tha ajo.

    Ngjarja për promovimin e Forumit të grave lidere nga Evropa Juglindore për qeverisje të mirë dhe kundër korrupsionit u iniciua nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska,dhe e mbështetur nga KB Gra, RAI dhe UNODC.

    Fjalime hyrëse në forum, përveç zëvendëskryeministres, do të kenë edhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Marija Shmid, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, Vesna Ivanoviç, drejtuese e zyrës së programit KB Gra, Desisllava Gockova, kryetare e Sekretariatit të Iniciativës rajonale kundër korrupsionit (RAI) dhe Xhenifer Sarvari Bredford, eksperte për parandalimin e krimit dhe drejtësinë penale nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim (UNODC).

    Pas fjalimeve hyrëse, do të mbahen dy panele diskutimesh me titull “Si mund të ndikojë pozitivisht lidershipi i grave në qeverisjen e mirë dhe zhvillimin demokratik në rajon?” dhe “Gratë në shoqërinë civile dhe gazetarinë investigative – një hallkë kyçe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë”.

    Lajmi Paraprak

    Ana e errët e masës për ngrirjen e çmimeve të artikujve ushqimorë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Ekspertët: Të ndalet legalizimi i ndërtimeve pa leje në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë