Ekspertja e sigurisë, Strander: më në fund ShBA ka hapur sytë për Ballkanin Perëndimor

    Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, në rrjetin X ka shkruar se ndanë të njëjtin mendim si presidenti amerikan Joe Biden i cili tha se nuk ShBA-ja dhe aleatët e saj nuk guxojnë të dorëzohet, pasi rrezikohet Ballkani Perëndimor, përcjell Nistori.

    Stradner, një postim sot në rrjetin social X ka shkruar se për një kohë të gjatë ka paralajmëruar mbi rrezikun e një lufte në Ballkan dhe se më në fund ShBA “ka hapur sytë”.

    “Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani do të jetë në radhë. Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar Stradner.

    Biden në fjalim përmendi vendet e Ballkanit, duke i pyetur të pranishmit në Shtëpi të Bardhë se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ShBA largohet dhe Rusia do të mposhtë Ukrainën.

    Lajmi Paraprak

    Kodra e Diellit ka vënë në funksion ski-ashensorët dhe teleferikët

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni i lartë gëlltiti ndihmat e shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë