Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021

    Sot, në kampin “Belvedere” në Mitrovicë u ekspozua armatimi, i cili është konfiskuar mbrëmë në një veturë me targa të Beogradit në Zveçan.

    Telegrafi njofton se në vetura Audi është sekuestruar si dhe gjësendet e gjetura në veturë janë si në vijim: 9 zolla, dy lansues, 2 osa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dore, 20 predha të tromblonit, dy mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, një revole, një shurdhues i armëve, 51 karikatorë të armëve të gjata, 5 karikatorë të armëve të shkurta, 5,756 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

    Po ashtu janë sekuestruar 18 koktej molotovi, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelekë anti plumb dhe jelek taktik, 9 uniforma ushtarake, një palë dylbi, dy maska pambuku për kokë, në maskë kundër helmeve dhe gazrave, një dyshek ushtarak për nevojat e snajperëve 19 emblema të Severna të Brigadës, një telefon ajrorë me sim kartelë dhe me numër, tre radiolidhje me mbushje po ashtu, si dhe një sasi e narkotikëve.

    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha bëri të ditur se pjesa dërrmuese e armatimit dhe mjeteve shpërthyese janë prodhim i Serbisë.

    “Vlen të theksohet se nga totali i granatave të sekuestruara 15 prej tyre janë të prodhuara në vitin 2021. Dhe nga ekzaminimi preliminar të ekspertëve të eksplozivëve të Policisë së Kosovës ekziston dyshimi i bazuar se lloji i njëjtë i granatave është përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më datë 29 maj, në protestën e dhunshme në Zveçan”, tha Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Sveçla: Nuk mund të zmbrapsemi para kriminelëve

    Lajmi i rradhës

    “Ohri mos të varet vetëm nga sezoni i turizmit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë