“Ohri mos të varet vetëm nga sezoni i turizmit”

    Liqeni i Ohrit / Fotografia: Nistori

    Ohri assesi të largohet nga varësia prej turizmit veror. Gjatë tre muajve të verës, qyteti dhe rrethina mund të fitojnë shumë nga turizmi, por më pas vijon periudhë e qetë. Profesorët universitarë apelojnë që të merren masa që qyteti mos të varet nga sezoni i turizmit.

    Ohri dhe Struga duhet të investojnë në forma më të gjithanshme turizmi në mënyrë që të jenë tërheqës për vizita gjatë gjithë vitit, thonë ekspertët pasi vendet kulturore, historike, liqeni dhe plazhet nuk mjaftojnë. Malet përreth Galiçicës dhe Jabllanicës nuk shfrytëzohen pothuajse fare.

    “…Në kontekst të zhvillimit më të madh, respektivisht pjesëmarrjes më të madhe në zhvillimin ekonomik si të turizmit, ashtu edhe të Ohrit dhe të shtetit, është e nevojshme të merren masa që do të ulin varësinë nga turizmi, pra të ofrohen përmbajtje që do të rrisin atraktivitetin e Ohrit si vend gjatë gjithë vitit”, Jovanka Damoska Sekulloska- profesore e ekonomisë.

    Profesorja thotë se turizmi, nëse investohet mirë, do ta kapërcejë krizën e pandemisë dhe luftën në Ukrainë shumë më shpejt se sektorët e tjerë ekonomik.

    Edhe pse kushtet e motit në periudhën e kaluar nuk kanë qenë në favor të gastronomëve, pritet që kjo verë të sjellë më shumë mysafirë, e me këtë edhe më shumë fitim.

    “Lirisht mund të themi se ka interesim të madh për akomodim si në ambiente gastronomike ashtu edhe në akomodime private, sepse pas një periudhe izolimi të personave shkaku i koronës, ka nevojë për komunikim dhe lëvizje. Mendoj se ka interes për ta bërë këtë sezon shumë më të mirë, më të frytshëm dhe më efektiv”, Lupço Cvetanoski- gastronom.

    Mysafirët nga Holanda, Turqia, Anglia, Serbia, Polonia tashmë janë të pranishëm pranë liqenit të Ohrit ndërsa Struga pret mërgimtarët jashtë vendit, të cilët zakonisht i kalojnë pushimet verore në vendlindje. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan, 15 granatat prodhim i Serbisë i vitit 2021

    Lajmi i rradhës

    Një aksident trafiku ia ndryshoi përgjithmonë jetën / Personat me nevoja të posaçme në RMV kërkojnë kushte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë