Ekzekutivi pret raportin për karburnatin helmues në Maqedoni

    Kapacitetet industriale në vend mund të djegin karburante të përdorura, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Por, ai thotë se edhe për këtë karburant vlen rregullore çfarë guxon të përmbajë në vete.. Në intervistën për Laboratorin e Raportimit Investigativ – IRL e cila u transmetua në TVM, Bekteshi theksoi se gjatë importimit të këtij vaji, i cili deklarohet vetëm si mazut, është kontrolluar vetëm një parametër, dhe ai është niveli i squfurit. Të gjitha analizat treguan se niveli i squfurit ishte nën një përqind. Por, sipas rregullores që është harmonizuar me BE-në, gjatë importimit të mazutit maten më shumë parametra, dhe jo vetëm squfuri.

     Problemi nuk është te sulfuri në këtë rast. Problemi është te parametrat e tjerë që s’janë matur. Në pjesën e viskozitetit, hirit, ujit…këto janë paraparë si veçori kualitative që duhet të plotësohen që mazuti të mund të hyjë në shtetin tonë”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

    Bekteshi shtoi se dy institucione duhet të kërkojnë matjen e të gjitha parametrave gjegjësisht Dogana dhe Inspektorati i tregut. Shprehet se laboratori shtetëror mobil nuk është kërkuar nga Inspektorati, edhe pse ajo ai nuk është i akredituar dhe për këtë askush nuk do t’i pranonte rezultatet. Në intervistë, ministri fajin ia hodhi edhe Drejtorisë së doganave, sepse mazuti kontestues kanë mundur ta testojnë në laboratori private të akredituar.

    Neni 78 (ligji i doganave) nëse nuk gaboj, ka mundësi në pjesën e hetimeve të matë cilësinë e karburanteve të lëngshme që hyjnë në laborator të akredituar te ne. Në pjesën e mazutit ka dy vende që mund të matin. Njëra është laboratori në OKTA dhe tjetra në laboratorin e Makpetrolit”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

    Javën e ardhshme skadon afati prej 14 ditëve kur Drejtoria e Doganave, Inspektorati i tregut dhe i mjedisit duhet t’i japin përgjigje Qeverisë çfarë ka ndodhur me mazutin. Sipas ILR, vaji i djegur i importuar si mazut është djegur nëpër spitale dhe institucione të tjera, por edhe në fabrikat e kompanisë nga Velesi, Brako dhe asaj të Kavadarit, Euronikel, ish kompania FENI. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ish-truproja e Rugovës tregon se çka kërkoi Rugova menjëherë pas atentatit

    Lajmi i rradhës

    Itali: 21 fëmijë zhduken çdo ditë, më pak se gjysma e gjetur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë