Ish-truproja e Rugovës tregon se çka kërkoi Rugova menjëherë pas atentatit

    Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Elinda Muriqi, e ka cilësuar atentatin ndaj tij më 15 mars, 2005 si sfidën me rrezikun më të lartë gjatë kohës sa ajo ishte një prej truprojave të tij, por pavarësisht kësaj Rugova kishte kërkuar që ta vazhdonte sipas planit takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solan-an.

    “Ka qenë atentati që e mbajnë mend të gjithë, atë natë jam kanë mbikëqyrëse punëtore gjatë ndërrimit të natës e kom kry detyrën në 07:00 të mëngjesit, në 08:00 e kemi pas daljen me presidentin, jam kanë pa gjumë hiç edhe u kanë diçka e papërshkrueshme, u kanë diçka që tash kur më kujtohet më shtin në siklet por fati e deshi që ne të gjithë shpëtuam edhe presidenti e vazhdoi takimin me Solanën ë atë kohë edhe ajo u kanë sfida që definitivisht e kemi pas me rrezikshmërinë më të lartë që ka ndodhë sa kem qenë unë prezent”, ka thënë Muriqi për Klan Kosovën.

    Elinda Muriqi

    “Por e di që presidenti ka thanë, na kemi dashtë me u kthy në shpi, në rezidencë, jo ne do ta vazhdojmë takimin me Solanën dhe kemi shku me e vazhdu takimin”, ka rrëfyer mes tjerash Muriqi.

    Muriqi mes tjerash rrëfeu që një ditë pa i mbushur 18 vjet kishte filluar punën për Rugovën duke iu realizuar kështu një ëndërr falë edhe babait të saj që kishte qenë i afërt me presidentin.

    “Gjithmonë e kam pasë andërr të jem në krahë të të ndjerit, Ibrahim Rugova”.

    “Me ndihmën e babit që ka qenë shumë i afërt me presidentin e kam arritur qëllimin që të jem edhe ndihem shumë e privilegjuar që kam shërbyer në atë kohë për presidentin”.

    Lajmi Paraprak

    Thesaret marramendëse që zotëron familja mbretërore britanike!

    Lajmi i rradhës

    Ekzekutivi pret raportin për karburnatin helmues në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë