Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi për Alsat M ka folur edhe për idenë e listave të veçanta në zgjedhjet lokale. Sipas tij, kjo ide i mundëson BDi-së rikthimin në pushtet, gjë që nuk e duan votuesit dhe shqiptarët, përcjell Nistori.
“ Dua që të jam i hapur edhe ndaj votuesve tanë, por edhe ndaj votuesve të përkrahësve të ASH-së. Asnjëherë përbrenda VLEN-it nuk ka qenë problem se me sa komuna do të menaxhoje një parti e caktuar. Mirëpo, ideja është që edhe në zgjedhjet lokale të fitohet BDI-ja sepse këtë e kërkojnë qytetarët dhe votuesit tanë. Shkaku se politikat të cilat bëhen në nivel të ekzekutivit duhet të administrohen dhe të reflektojnë edhe në komunat edhe në pushtetin lokal, sepse vetëm ashtu shqiptarët do të arrijnë ta ndjejnë ndryshimin. Mendojmë që është momenti i duhur kur duhet që të reflekton edhe ASH-ja edhe zoti Taravari dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve duke pamundësuar çdo lloj komunikimi për t`u marr vesh me BDI-në për zgjedhjet lokale “, theksoi Elezi.
Amir Elezi: nëse nuk jemi unik brenda VLEN-it i japim mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë
Elezi tha se kjo ide i jep hapësirë dhe mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë dhe të krijoje shpresa të rrejshme të anëtarësia e saj për t`u rikthyer në pushtet.
“Nuk ka kuptim një bashkëpunim i këtillë, sepse mundësia është që brenda VLEN-it ne vecmë bashkëpunojmë. Dhe kështu kur paraqitemi si palë tjetër përbrenda subjektit VLEN ajo detyrimisht i minon të gjitha mundësitë e bashkëpunimit të mundshëm. Prandaj të gjitha përpjekjet bëhen, të gjitha mundësitë jepen që të vazhdojmë unik përbrenda VLEN-it dhe mos ta lëmë hapur mundësinë që BDI përmes kësaj forme të destabilitetit të VLEN-it të shoh një mundësi për t`i ikur drejtësisë dhe për t`u munduar që të mbaj të gjallë shpresën tek anëtarësia e vet se një ditë do të rikthehet në pushtet”, deklaroi Elezi. /Nistori/