Amiri Elez, tha se Alternativa është në Qeveri, nga shkaku se kanë firmosur një marrëveshje, dhe në kuadër të kësaj marrëveshje ata e kanë ecurinë e tyre politike.
“Jemi futur me një program të qartë e cili ngadalë po realizohet. Çështja e Alternativës se sa është proevropiane është e dëshmuar”, tha Elezi.
Ai shtoi se Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka marrë një ofertë reale për hyrje në Qeveri, ndërsa tha se kryetarit të tyre, Afrim Gashi, nuk i është kërkuar që duhet ta lëshojnë dikasterin e ministrisë së Shëndetësisë.
“Ende nuk ka një ofertë reale për kyçje të tyre në Qeveri. Në momentin që shtrohet kjo, organet e tona e partisë, do ti diskutojnë. Deri në këtë fazë nuk është diskutuar për këtë. Alternativa, nuk është e vendosur përpara sfidës që të ketë një ofertë reale për ASH-në dhe të zgjedhin. Edhe në këtë rast organet e partisë do të vendosin sa i përket pozicionit, por asnjëherë nuk e kushtëzojmë kursin evropian të vendit. Këtë e kemi të dëshmuar”, u shpreh Elezi.
Gjermania shtetëzon kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.…