Pandemia mori shumë jetë të moshës së tretë në Dibër

    Pandemia Kovid 19 që mbizotëroi plot dy vite, respektivisht në vitet 2020 dhe 2021 në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë mori shumë jetë të moshës së tretë. Këtë e potencojnë përfaqësues të shoqatës së pensionistëve Dibër- Qendër Zhupë. Numri i vdekjeve në komunë në këto dy vite u dyfishua për shkak të virusit të rrezikshëm. Por sipas shoqatës, mes atyre që ndërruan jetë ishin persona të moshës së tretë. Kjo situatë faktikisht edhe pse gjatë dy viteve por edhe gjatë vitit 2022 dolën shumë persona në pension, sa i takon numrit të përgjithshëm të pensionistëve nuk ka ndryshuar shumë. Ka pensionistë të rinj, por numri i tyre është thuajse i njëjtë si në vitin 2019.

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve Dibër-Qendër Zhupë, Petrit Imami për gazetën KOHA thotë se aktualisht numri i pensionistëve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë është 2450. Nëse merret parasysh numri i pensionistëve para tre viteve ai përafërsisht është i njëjtë, meqë atëherë kanë qenë të evidentuar mbi 2300 pensionistë. Po sipas tij në të dy komunat në pension kanë dalë shumë persona por nuk kanë ndonjë rritje të realët të numrit të pensionistëve në numrin e përgjithshëm të tyre.

    “Një ndikim të madh në numrin e përgjithshëm të pensionistëve është edhe numri i pensionistëve që kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm Kovid 19. Numri i vdekjeve gjatë viteve 2020-2021 në Dibër është dyfishuar por ndoshta edhe më shumë. Pjesa më e madhe e atyre që ndërruan jetë ishin pensionistët. Kjo situatë tregon qartë përse nuk ka ndonjë numër të përgjithshëm më të madh të pensionistëve në krahasim me tre vitet më parë”, thotë kryetari i shoqatës, Petrit Imami.

    Faktikisht këta të dhëna të kryetarit të shoqatës së pensionistëve janë shumë objektive meqë atë e theksojnë edhe të dhënat zyrtare të numrit të vdekjeve të përgjithshme në dy komunat gjatë viteve 2020-2021. Në dy komunat para tre viteve mortaliteti mesatarisht ishte afro 100. Por, në dy vitet të pandemisë numri i personave që ndërruan jetë ishte afro 280 që do të thotë më shumë se dyfish.

    Udhëheqësia e shoqatës së pensionistëve Dibër Qendër Zhupë potencon se edhe tani kur pandemia pothuajse është një e kaluar. Një pjesë e pensionistëve kanë pësuar dëmtime të mëdha shëndetësore dhe sot shërohen nga pasojat e pandemisë, kryesisht probleme me mushkëritë, zemrën dhe sëmundje të tjera. Shoqatat një vëmendje të veçantë i kushton ndihmave për pensionistët e sëmurë.

    Këtu na informuan se shpesh herë mbahen ligjërata nga mjekë të cilët u sugjerojnë pensionistëve të sëmurë që të kenë një dinamikë të veçantë të kontrolleve shëndetësore. Duke marrë parasysh se në mesin e pensionistëve ka edhe mjek, kontributi i tyre në këtë drejtim është i madh. Poashtu sipas mundësive ndihmohen edhe pensionistët që kanë sidomos sëmundje kronike por edhe pensionistët që kanë pasoja pos pandemike. Ligjëratat dhe aktivitetet mbahen në klubet e pensionistëve si në Dibër ashtu edhe në Qendër Zhupë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    I harrojnë investimet, por jo edhe të mbajnë tubime partiake

    Lajmi i rradhës

    Elezi: Nuk na është kërkuar të lëshojmë dikasterin e Shëndetësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë