HYRJA E ASh NË QEVERI | Rexhepi: Duhet bërë kujdes!

    Rexhepi: Nëse ASh-ja vendos të futet në Qeveri, ta mendojë mirë dhe jo të përsërisë skenarët e të shkuarës

    Deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi, në emisionin Click Plus në TV21, tha se ai ka dilema për futjen e Aleancës për Shqiptarët. Sipas Rexhepit, Aleanca në të shkuarën është futur në qeveri me BDI-në, por për zënka të ulëta koalicioni është prishur dhe pas 3-4 muajsh kanë dalë nga qeveria. Prandaj, Rexhepi e porosit Aleancën që ta mendojë mirë para se të futet edhe njëherë në qeveri dhe të mos përsëritet skenari i disa viteve më parë duke shkaktuar vetëm përçarje në koalicionin e tanishëm.

    Rexhepi: Jam pro zgjerimit të koalicionit qeveritar, por me Aleancën duhet të bëhet kujdes

    Kastrioti tha se para se Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e qeverisë duhet të bëhet kujdes, sepse kjo mund të shkaktojë përçarje brenda koalicionit qeveritar te partitë e tjera që janë veçmë brenda. Rexhepi shtoi se ai është pro zgjerimit të qeverisë, por druajtja është se në vend se të forcohet ekzekutivi, mund të shkatërrohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Elezi: Nuk na është kërkuar të lëshojmë dikasterin e Shëndetësisë

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Tensionet në rajon rrisin mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë