Elon Musk “flet shqip” – shpërthejnë shakatë në internet pasi miliarderi finalizoi blerjen e Twitter-it

    Në disa postime në rrjetet sociale njerëzit kanë shprehur “mendimet e tyre” rreth blerjes së platformës së mediave sociale Twitter nga miliarderi Elon Musk.

    Dhe shakatë në rrjetet sociale vijnë pasi ai finalizoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë javën e kaluar, përcjell Telegrafi.

    Ndër tjerash bie në sy interpretimi që i është bërë hyrjes së tij në selinë qendrore të Twitter, derisa ai mbante një lavaman.

    Gjithashtu, në një video shihet momenti kur ai “shkarkon njerëzit kryesorë” të Twitter.

    Por nuk ka munguar edhe një në gjuhën shqipe.

    Në videon në të cilën janë përdorur efekte nga programet kompjuterike, “ai rrëfen se njëri nga prindërit e tij është me origjinë shqiptare”.

    Madje, “Musku shqiptar” paralajmëron se edhe logoja e makinave Tesla do të jetë e shoqëruar me flamurin shqiptar.

    Lajmi Paraprak

    Rama u kthen përgjigje pedagogëve me portretin e Putinit

    Lajmi i rradhës

    U arrestua nga MPB në aeroportin e Shkupit, për shkak se bërtiti “UÇK”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë