Rama u kthen përgjigje pedagogëve me portretin e Putinit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

    Në një postim të shoqëruar me një kungull të gdhendur me fytyrën e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, Rama ka akuzuar pedagogët se kanë marrë urdhër nga Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha të cilit kryeministri i drejtohet si “nongrata”.

    “Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!”, shkruan Rama.

    Lajmi Paraprak

    Kërcënimet bërthamore që mbajnë peng botën

    Lajmi i rradhës

    Elon Musk “flet shqip” – shpërthejnë shakatë në internet pasi miliarderi finalizoi blerjen e Twitter-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë