Elon Musk i tronditur nga niveli i urrejtjes dhe vandalizmit që po ndodhë ndaj Tesla-s

    Elon Musk ka disa fjalë për “vandalët ndaj Tesla-s”.

    I pyetur në lidhje me incidentet e përhapura kundër shitësve dhe automjeteve të Tesla-s gjatë një paraqitjeje në Fox News të martën, Musk i denoncoi ato dhe tha se vandalizmi kishte arritur nivele që nuk i kishte parë kurrë.

    Ai ia atribuoi incidentet edhe atyre të së majtës politike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    “Është vërtet një tronditje për mua që ekziston një nivel i tillë urrejtjeje dhe dhune nga e majta”, tha Musk.

    Protestat janë përhapur në të gjithë SHBA që kur Musk filloi punën e tij me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE, në janar.

    Dhe slogani “Mos blej një Tesla” është përdorur si një lloj thirrjeje në vende si Berlini dhe Uellsi.

    “Gjithmonë kam menduar se e majta, e dini, demokratët supozohej të ishin partia e ndjeshmërisë, partia e kujdesit, dhe megjithatë ata po djegin makina, po sulmojnë shitësit me bomba, po gjuajnë me plumba në shitës, ata po shkatërrojnë Tesla-t”, tha Musk.

    “Tesla është një kompani paqësore”, tha ai. “Ne kurrë nuk kemi bërë asgjë të dëmshme”.

    Musk gjithashtu sugjeroi, pa prova, se protestat dhe incidentet e vandalizmit mund të jenë pjesë e një komploti më të gjerë kundër tij.

    “Dua të them, kush e financon dhe kush e koordinon atë? Sepse kjo është çmenduri. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”.

    Që nga janari, DOGE ka punuar për të reduktuar kostot e qeverisë dhe atë që e përshkruan si shpenzime mashtruese dhe korrupsion.

    Përpjekja ka dërguar përfaqësues në agjenci të shumta qeveritare federale dhe ka ekzaminuar programe federale si Administrata e Sigurimeve Shoqërore.

    Lajmi Paraprak

    Gjatë javës së ardhshme pritet të kthehen pacientët e parë që po mjekohen jashtë RMV

    Lajmi i rradhës

    Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë