Emra të dyfishtë në Tetovë: një për pushtetin lokal dhe një për atë qendror

    Një rrugë me dy emra. Njërin emër për përdorim me pushtetin lokal e tjetrin emër për përdorim me pushtetin qendror. Kjo është gjendja e disa rrugëve në Tetovë, të cilat u ndryshuan në vitin 2007, por të njëjtat nuk ishin pranuar nga Qeveria.

    “Kjo është rruga e “leninit”, ose ndryshe, nga 2007 e këndej, rruga “Sami Frashëri”. Por si ju vijnë dokumentet banorëve? Dokumentet e institucioneve lokale e komunale, iu vijnë me emrin e ri, “Sami Frashëri”, ndërsa dokumentet e institucioneve qendrore, si MPB, gjyqësia e të tjera, ju vijnë ende me emrin “Lenin”. Banorët janë në hall si të shkruhet emri i rrugës kur ka ndonjë porosi, apo si të pranohet ndonjë dënim nga policia, kur vjen me emrin Lenin”, apo nëse kanë të drejtë ta refuzojnë atë, sepse, sipas komunës, rruga mban emrin “Sami Frashëri”, raporton Alsat.

    Një banor i kësaj rruge që nuk deshi të prononcohet para kamerës, tregoi letërnjoftimin e tij, ku rruga mban ende emrin e vjetër, “Lenin”, ndërsa faturat e nivelit lokal, vijnë me emrin “Sami Frashëri”. Banori shprehet konfuz, cilën adresë ta japim kur të bëjmë ndonjë porosi.

    E njëjta ndodh edhe në shumë rrugë të tjera. Rruga tek spitali klinik, e cila sipas komunës mban emrin “Memet Pashë Deralla”, në dokumente “29 Nëntori”.

    “Në letrat zyrtare vjen me “29 Nëntori” ndërsa si Memet Pashë Derralla, vijnë nga komunat. Po komunikimi i komunës uji mbeturinat etjera, a vijnë si Memet Pashë Deralla? Po si Memet Pashë Deralla vijnë të paktën deri më tani. Zyrtarisht përveç komunës që përdorin këto emrat të tjerët askush si përdor këto. Edhe postat kur i porosisim i porosisim me “29 Nentori”, siç është në MPB, sepse ashtu e kemi të regjistruar. Pra ky ndryshim ska arrit deri në MPB por ka mbet në arkivat e komunës”, deklaroi një qytetar.

    Fatin e ngjashëm, që nga viti 2007 kur edhe u soll nga këshilli komunal një vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve, e kanë edhe njëmbëdhjetë rrugë të tjera, të cilat, në dokumentet e komunikimit zyrtar komunal, mbajnë emrat e rinj, ndërsa në dokumentet e nivelit qendror, vazhdojnë të mbajnë emrat e vjetër, si pasojë e mos pranimit të këtij vendimi, fillimisht nga ana e Qeverisë, e më pastaj edhe nga ana e Regjistrit Qendror.

    Lajmi Paraprak

    70% e qytetarëve në RMV nuk flenë pa telefon

    Lajmi i rradhës

    BE: ndihma sociale për të huaj vetëm me qendrim afatgjatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë