Emshiu: Pas këtij rasti kuptova sesa e madhe është pasiguria në këtë vend

    Qindra qytetarë janë mbledhur sot ne sheshin “Iliria” per te protestuar ne lidhje me tragjedine ne Tetove, ku humben jeten 14 viktima ne spitalin modular dhe 12 mbeten te lenduar, njofton Nistori.

    Ne duart e protestuesve shihen plaketa me mbishkrime “drejtesi”, “përgjegjësi”, “dorëheqie e qeverisë”, “prokurori dhe gjykata të korruptuara”, “njerëzit digjen, ku’va krihet”, “jep dorëheqie nëse të ka mbetur pak moral”.

    Para protestuesve dhe Komunës së Tetovës foli Blerim Ahmeti duke shprehur revoltën e tij në emër të të gjith protestuesve për rastin tragjik të tetë shtatorit në spitalin modular në Tetovë. Protestuesit gjuajtën me vezë në muret e komunës së Tetovës dhe duke brohuritur “Ali tradhëtari”, marshi vazhdoj edhe nga Spitali Klinik i Tetovës ku protestuesit mbajtën një minut heshtje në nder të viktimave.

    Gjatë rrugës për te selia e Bashkim Demokratik për Integrim protestesit brohoritën “Jepni dorëheqie”, “Poshtë Teuta Arifi”, “Teuta tradhëtare”, “Dorëheqie për Filipcen”, “Posht Florin Besimi”, “Ali Udba”.

    Protestuesit pengohen nga policia për te selia e Bashkimit Demokratik për Integrim.Blerim Ahmeti deklaron se do vazhdojë të kërkoj drejtësi edhe në institucione tjera.

    Blerim Ahmeti deklaroi se kerkojmë dorëheqje prej Teuta Arifit dhe krejt qeverisë, poashtu Ahmeti deklaroi se prej ditës së djeshme llogaria e tij në Facebook konsiston e mbyllur shkaku i informimit për protestën që po zhvillohet sot. Tani për tani rruga afër Univerzitetit të Europës Juglindore është bllokuar nga protestuesit.

    Pra protestuesve dhe mediave foli edhe familjari i viktimave Ibin Emshiu.

    ” Të nderuar protestues dhe të nderuar përfaqësues të mediave data e tetë shtatorit për mua dhe cdo shqipëtar është datë e paharueshme, nuk mund ta lë pa shprehur përpjekjet dhe ulurimat e asaj nate që dëgjoheshin nga babai dhe vëllai dhe qytetarët tjerë të cilët humbën jetën nga kjo tragjedi, të dëgjosh britmat dhe ulurimat e vëllaut dhe babait dhe mos mund të bësh gjë është dhimbja më e madhe sa që edhe në gjum më përsëriten ato skena. Për mua jeta që nga ai moment do të jetë më ndryshe, duke e kujtuar tragjedinë e asaj nate. Pas këtij rasti kam kuptuar se sa e madhe është pasiguria në këtë vend, gjithë këto zvarritje për hetimin e rastit na con në dyshim, shpresoj vetëm në drejtësinë ndërkombëtare që më shpejt të zbardhet rasti sepse sot e kallxuan se ktu siguri nuk ka se ishte një protestë paqësore mirëpo rrugët krejt na bllokuan. Uroj që mos të ndodhin asnjëher raste të tilla në asnjë vend. Baba dhe vëlla do të jeni të paharueshëm për të gjithë familjarët tonë dhe të gjithë viktimat do ti mbajmë mend deri në vdekje, ju falenderoj të gjithëve sot për mbështetjen e juaj” deklaroi Emshiu./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Protestuesit bllokojnë rrugën pranë UEJL-it

    Lajmi i rradhës

    Makinat zyrtare, jo më pjesë e fushatës zgjedhore në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë