Protestuesit bllokojnë rrugën pranë UEJL-it

    Qindra qytetarë janë mbledhur sot ne sheshin “Iliria” per te protestuar ne lidhje me tragjedine ne Tetove, ku humben jeten 14 viktima ne spitalin modular dhe 12 mbeten te lenduar, njofton Nistori.

    Ne duart e protestuesve shihen plaketa me mbishkrime “drejtesi”, “përgjegjësi”, “dorëheqie e qeverisë”, “prokurori dhe gjykata të korruptuara”, “njerëzit digjen, ku’va krihet”, “jep dorëheqie nëse të ka mbetur pak moral”.

    Para protestuesve dhe Komunës së Tetovës foli Blerim Ahmeti duke shprehur revoltën e tij në emër të të gjith protestuesve për rastin tragjik të tetë shtatorit në spitalin modular në Tetovë. Protestuesit gjuajtën me vezë në muret e komunës së Tetovës dhe duke brohuritur “Ali tradhëtari”, marshi vazhdoj edhe nga Spitali Klinik i Tetovës ku protestuesit mbajtën një minut heshtje në nder të viktimave.

    Gjatë rrugës për te selia e Bashkim Demokratik për Integrim protestesit brohoritën “Jepni dorëheqie”, “Poshtë Teuta Arifi”, “Teuta tradhëtare”, “Dorëheqie për Filipcen”, “Posht Florin Besimi”, “Ali Udba”.

    Protestuesit pengohen nga policia për te selia e Bashkimit Demokratik për Integrim.

    Blerim Ahmeti deklaron se do vazhdojë të kërkoj drejtësi edhe në institucione tjera.

    Blerim Ahmeti deklaroi se kerkojmë dorëheqje prej Teuta Arifit dhe krejt qeverisë, poashtu Ahmeti deklaroi se prej ditës së djeshme llogaria e tij në Facebook konsiston e mbyllur shkaku i informimit për protestën që po zhvillohet sot. Tani për tani rruga afër Univerzitetit të Europës Juglindore është bllokuar nga protestuesit.

    Protesta filloi në sheshin “Iliria” dhe marshi protestues do të vazhdojë te Komuna e Tetovës dhe do të përfundojë para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Topalli: Është emergjente ndërtimi i një opozite të vërtetë, fillon me largimin e Bashës

    Lajmi i rradhës

    Emshiu: Pas këtij rasti kuptova sesa e madhe është pasiguria në këtë vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë