EMV, në mënyrë joefikase ka shpenzuar dhjetëra milionë euro mjete të popullit

    Revizioni shtetëror ka vërtetuar lëshime në punën dhe shpenzim jo të duhur të mjeteve nga ana e SH.A “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”.

    Për 9 vite, kompania shtetërore për prodhimin e rrymës ka shpenzuar 40 milionë euro për projekte të cilat nuk kanë funksionuar. Më shumë mjete gjegjësisht 21 milionë euro janë shpenzuar për modernizim të Bllokut të parë të “TEC Manastir”.

    Projekti ka zgjatur nga viti 2011 deri në vitin 2020, por i njëjti nuk është realizuar. Për të, EMV ka shpenzuar 11,5 milionë euro marramendës vetëm për avokatë që e kanë përfaqësuar kompaninë para gjykatës ndërsa EMV nga ana tjetër i ka humbur procedurat arbitrare.

    “39% të shpenzimeve janë për paradhënie të paguar dhe mjete të tërhequra kreditore për sigurim të kredisë dhe 6% provizion pagesor për mjete të pa-tërhequra të miratuara nga linja kreditore për financimin e këtij projekti”, thonë nga Enti shtetëror i revizionit.

    Revizorët kanë konstatuar se mes vitit 2011 dhe 2020, EMV ka dhënë mjete edhe për projekte që nuk shfrytëzohen dhe pajisje që nuk përdoret. Mes tyre janë projektet për hidrocentralet “Boshkov Most” dhe “Llukovo Pole” që janë ndërprerë me vite.

    Revizioni për punën e EMV-së në vitin 2020 ka vërtetuar se kompania ballafaqohet me rrezik në funksionimin e sistemit për përpunimin e financave. Sistemi i IT-së është i vjetër 20 vite dhe nuk është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare për siguri informatike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pandemia thelloi pabarazinë te komunitetet joshumicë

    Lajmi i rradhës

    Mickoski fiton procesin gjyqësor kundër LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë