Mickoski fiton procesin gjyqësor kundër LSDM-së

    Lideri i VMRO-DPMNE-së ka fituar procesin gjyqësorë kundër LSDM-së të cilën e kishte paditur për shpifje lidhur me akuzat e pabaza të Socialdemokratëve të adresuara përmes rrjeteve sociale, në të cilat Mickoski gjykohej publikisht nga oponentët e tij si njeri anti-perëndimorë dhe vegël e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

    Në padi është përfshirë edhe akuza e LSDM-së për tokën që ata pretendonin se i është dhënë kompanisë së Mickoskit për të ndërtuar hidrocentrale, si dhe akuzat e tjera ku lideri i opozitës akuzohej se është nën kontrollin e Gruevskit.

    LSDM-ja detyrohet që t’i paguaj dëmin moral dhe të imazhit 15 ditë nga dita e pranimit të vendimit dhe të njëjtin ta publikon në njërën nga mediat më të njohura në vend. Triumfin gjyqësorë ndaj oponentëve politik Mickoski e ka vlerësuar si e vërtetë e cila nuk mund të fshihet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    EMV, në mënyrë joefikase ka shpenzuar dhjetëra milionë euro mjete të popullit

    Lajmi i rradhës

    Mbyllet rafineria ilegale në Kostërnik të Kumanovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë