EMV shet energji elektrike “tepricë nate” me çmimin prej 250 deri në 320 euro për megavat orë

    EMV shet vetëm energji elektrike “tepricë nate”, e cila mbetet ndërmjet orës 2 dhe 7 të mëngjesit dhe që rezulton nga funksionimi i termocentraleve në modalitetin më të ulët të mirëmbajtjes gjatë natës, deri në rritjen e prodhimit në fillim të ditës, thuhet në reagimin e SHA EMV në konferencën për shtyp të Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE).

    “Çmimet e energjisë së  natës variojnë nga 250 deri në 320 euro për megavat orë. Energjia e natës nuk ka lidhje me energjinë bazë dhe atë të pikut, çmimet e të cilave arrijnë deri në 700 euro, domethënë janë gjëra të ndryshme. Blerës të tepricave të natës janë të gjitha subjektet ekonomike që kanë nevojë për energji elektrike gjatë natës ose tregtarët e energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e EMV-së.

    Kompania thekson se SHA EMV punon maksimalisht, sipas kapaciteteve dhe burimeve aktuale dhe plotëson  nevojat e qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, për të cilat ka detyrim ligjor.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM

    Lajmi i rradhës

    Moti sot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë