Ende nuk ka asnjë lajm nga ekspertiza gjermane për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

    Foto: Emir H

    Edhe tre muaj pas tragjedisë, ekspertiza nga Gjermania për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ende nuk ka mbërritur, thonë nga Prokuroria për “Fokus”, ku shtojnë se ndërkohë po dëgjohen dëshmitarë të cilët kanë dijeni për tragjedinë, përcjell Nistori.

    “Pritet raporti i ekspertëve gjermanë, i cili është kërkuar përmes asistencës juridike ndërkombëtare, i cili ende nuk ka arritur. Ndërkohë po merren në pyetje dëshmitarë dhe persona të tjerë që kanë informacione për ngjarjen. Pas vërtetimit të plotë të fakteve do të merret vendimi i prokurorit publik”, – përgjigjet Prokuroria.

    Ata shtojnë se ekspertiza tjetër që është bërë në vend është duke u analizuar, por për momentin nuk mund të ndajnë më shumë informacion.

    “Rasti është në fazën e procedurës para hetimore në të cilën po ndërmerren veprime intensive për konstatimin e fakteve. Raportet e pranuara në prokurori analizohen në korrelacion me provat tjera, por Prokuroria Publike nuk mund të ndajë detaje”, – shprehet decide Prokuroria.

    Zjarri në spitalin modular ka rënë më 8 shtator të këtij viti. Siç është raportuar tashmë deri më tani, tentativat e para për të parandaluar zjarrin i kanë bërë pjesëtarët e stafit mjekësor të cilët janë gjetur brenda, me atë që u ka ardhur në dorë, përkatësisht batanije dhe ujë. Ky informacion konfirmon edhe më tej informacionin fillestar jozyrtar se në objekt nuk ka pasur zjarrfikës.

    Së fundi, Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka dorëzuar raportin për ekspertizën e gjurmëve të zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, të përgatitur nga Departamenti për ekspertizë dhe ekspertizë mjeko-teknike në MPB.

    “Ekspertiza konstaton se zjarri ka ardhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik nëpërmjet një rezistence të lartë kalimtare në kabllon e lidhjes së një defibrilatori me të cilin një pacient është reanimuar në një nga dhomat e spitalit. Mbinxehja e kabllit ka shkaktuar ndezje në kutinë lidhëse të telit vazhdues në të cilin është lidhur defibrilatori, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër”, – njoftoi atëherë Prokuroria Publike.

    Ndryshe, nga zjarri humbën jetën 14 qytetarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një hetim ndërkombëtar, shpresë për rastet “Monstra” e “Kumanova”

    Lajmi i rradhës

    RMV, nëntë për qind e fëmijëve të moshës pesë deri në 17 vjeç kanë përjetuar ankth

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë