Enis Bardhi pajiset me pasaportë diplomatike

    Pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme do të marrin dy futbollistë të reprezentacionit Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski si dhe trajneri Bobi Milevski, njoftoi në brifingun e sotëm me gazetarë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përcjell Nistori.

    Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili theksoi se kjo erdhi nga, siç e quan ai, goli historik dhe fitores së madhe ndaj Italisë.

    “Reprezentuesit futbollistik Aleksandar Trajkovski dhe Enis Bardhi, si dhe trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski nga sot në udhëtimet e tyre do t’i përdorin pasaportat e tyre diplomatike. Me kontributin e tyre në suksesin e ekipit tonë nacional, ata tashmë janë diplomatë të cilët e përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë. T’iu urojmë sukses dhe fitore edhe në Porto, me çka do të përsërisim suksesin e madh në Palermo.”, shkroi ministri Osmani në Facebook.

    Ndryshe, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut fitoi ndaj Italisë me rezultat 1:0 dhe është shumë afër kualifikimit botëror “Qatar 2022”. Këtë të martë Maqedonia përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tifozët kanë vënë re aksesorin e rrallë të Lionel Messit të veshur për Argjentinë, nuk e kishte me vete që nga viti 2012

    Lajmi i rradhës

    A mund të jetë Ukraina neutrale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë