Epokë e re ndërmjet Britanisë dhe Maqedonisë së Veriut: marrëveshja që premton rritje ekonomike

    Me nënshkrimin e partneritetit qeveri-me-qeveri shënohet një epokë të re në marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut, e cila do të rrisë tregtinë dhe do të stimulojë rritjen ekonomike, njoftoi Ambasada Britanike në Shkup.

    Ky partneritet mbështet zbatimin e projekteve kyçe të infrastrukturës në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë transportin, kujdesin shëndetësor, energjinë dhe teknologjinë.

    Nga Ambasada thonë se do të jetë në gjendje të mbështetet në një gamë të gjerë mbështetjeje, duke përfshirë programe asistence teknike dhe deri në 5 miliardë paund në mbështetje financiare për projekte në Maqedoninë e Veriut.

    Partneriteti i nënshkruar qeveri-me-qeveri, siç u tha, thekson angazhimin e të dy vendeve për të bashkëpunuar në projekte kyçe të infrastrukturës që ofrojnë përfitime sociale, ekonomike dhe mjedisore.

    “Duke shfrytëzuar ekspertizën dhe inovacionin e të dy vendeve, ky partneritet do të nxisë zhvillimin e infrastrukturës që nxit rritjen dhe prosperitetin. Shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira midis dy vendeve tona do të jetë qendror për këtë G2G, duke u mbështetur në ekspertizën në fushat përkatëse të infrastrukturës së të dy vendeve.

    Kjo do të thotë që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe bizneset britanike po punojnë në partneritet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe zinxhirin e tyre lokal të furnizimit për të realizuar projekte infrastrukturore në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Kjo qasje do të gjenerojë përfitime të ndërsjella për të dy vendet duke ndarë inovacione për të ofruar infrastrukturë elastike që nxit rritjen”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë në RMV.

    Lajmi Paraprak

    FEMICIDI NË RMV! / A janë gratë mjaftueshëm të mbrojtura?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë