Volodymyr Zelensky është tani në Ankara dhe ka falënderuar presidentin e Turqisë për bisedimet e tyre sot.
Sipas mediave të huaja, ai ka thënë se Recep Tayip Erdogan e njohu Krimenë si territor ukrainas, diçka që Zelensky e përshkruan si një “sinjal shumë të rëndësishëm dhe një shenjë të mbështetjes politike”.
Krimea është vendimtare për Ukrainën dhe Rusinë dhe është në qendër të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.
Gadishulli, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, ka qenë prej kohësh “i lakmuar” nga Moska, e cila dëshiron që Ukraina të dorëzojë zyrtarisht territorin si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Por Zelensky e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë në shumë raste, duke thënë se dorëzimi zyrtar i tokës ka qenë gjithmonë një vijë e kuqe dhe është kundër kushtetutës së Kievit.
Ai shton se delegacioni i Ukrainës në Stamboll do të kryesohet nga ministri i mbrojtjes i vendit.
“Ky takim do të marrë formatin e pranisë turke, ukrainase, amerikane dhe ruse”, ka theksuar ai.
Presidenti i Ukrainës ka kritikuar gjithashtu Rusinë se nuk i ka marrë seriozisht bisedimet.
“Pasi e kuptuam nivelin e delegacionit rus këtu, për fat të keq ata nuk do të operojnë seriozisht këtu”, shton ai.
“Kjo do të thotë se ne nuk ju respektojmë, të gjithë e shohin këtë”. /Telegrafi/