Erdogan e shqyrton mundësinë që të blejë më shumë raketa ruse

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se po e shqyrton mundësinë e blerjes së më shumë sistemeve anti-raketore ruse, një veprim ky që mund të tensionojë edhe më tej raportet me Uashingtonin.

    Turqia, anëtare e NATO-s, u largua nga programi për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarët turq të mbrojtjes u sanksionuan, pasi Ankaraja bleu më 2019 sistemet ruse S-400.

    Shtetet e Bashkuara thonë se përdorimi i sistemeve ruse nga anëtarët e NATO-s përbën rrezik për avionët F-35.

    Turqia ka thënë se sistemet S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur, pa u integruar në sistemet e NATO-s.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha kanalit amerikan CBS, se Turqisë nuk i është dhënë asnjë opsion që të blejë raketat amerikane Patriot.

    Ai po ashtu u ankua se Uashingtoni nuk ka dërguar në Turqi avionë F-35, pavarësisht se Ankaraja kishte bërë pagesën prej 1.4 miliard dollarësh.

    Ekspertët ushtarakë thonë se sistemi i mbrojtjes raketore S-400 është një prej sistemeve më të avancuara në botë.

    Erdogan pritet të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 29 shtator./REL/

    Lajmi Paraprak

    Edhe katër ditë zgjat regjistrimi i popullsisë

    Lajmi i rradhës

    Tibo Kurtua, 100 ndeshja pa pranuar gol

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë