Tibo Kurtua, 100 ndeshja pa pranuar gol

    Portieri i skuadrës së Real Madridit, Tibo Kurtua, zhvilloi ndeshjen e 100 në La Liga, pa pranuar gol. Në sfidën e zhvilluar në “Bernabeu”, Real Madridi u ndal në barazim 0-0 ndaj Viljarealit, me çka Kurtua u bë vetëm portieri i pestë në shekullin e 21-të, që ka një arritje të tillë.

    Porteri belg arriti që të mbajë portën e tij të pa prekur në 100 ndeshje, nga ato 217 sa qëndroi në portën e skuadrës nga Madridi në kampionatin spanjoll.

    Para tij, me një rezultat të tillë është vetëm portieri i Atletiko Madridit, Jan Oblak. Portieri slloven arriti deri 100 ndeshje, pa pranuar gol, për vetëm 182 ndeshje të zhvilluara në La Liga.

    Lajmi Paraprak

    Erdogan e shqyrton mundësinë që të blejë më shumë raketa ruse

    Lajmi i rradhës

    ‘Sepse njeriu gënjen vetëm kur ka frikë të humbasë diçka’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë