EShR: Vetëm 20% e mjeteve buxhetore janë realizuar për reformat në gjyqësorin e RMV

    Prej gjithsej 130 masave të parapara në Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017 – 2022 dhe Planin Aksional, tërësisht janë realizuar vetëm 52%, kurse të parealizuara janë 14%.

    Kështu ka konstatuar Enti Shtetëror për Revizion, i cili konform programit vjetor për vitin 2022 kishte bërë revizionin se sa është zbatuar nga planifikimi.

    Shkaqet për realizimin vetëm të 52% nga parashikimet, Revizioni e sheh tek shumë faktorë.

    “Definimi joadekuat i masave për realizimin e qëllimeve, mungesa e indikatorëve të qartë matës, afate joreale, zgjedhje të mbivlerësuara të mjeteve financiare, moskoordinimi i pamjaftueshëm i institucioneve dhe trupave kompetent bartës të masave dhe aktiviteteve”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

    Në publikimin e Revizionit thuhet se për 15 masat e parashikuara në Strategjinë dhe Planin Aksional ishin planifikuar 366 milion denarë – thuajse 6 milionë euro, mirëpo deri në 31 dhjetor 2021, gjithsej janë realizuar vetëm 20% respektivisht rreth 74 milion denarë apo 1.2 milion euro.

    “Shkalla e ulët e realizimit të mjeteve të planifikuara ka të bëjë me mosrealizimin e mjeteve të parapara për masën “Ndërtimi i kushteve të reja hapësinore”, që paraqet 40% nga mjetet e parashikuara, si dhe mosshfrytëzim në tërësi të mjeteve që parashihen me masën “Prokuroria Publike e RMV-së për rregullimin hapësinor dhe ndarje të PTHP-së nga gjykatat” ku janë planifikuar më shumë mjete nga 15% të nevojshëm”, thonë nga Enti Shtetëror për Revizion.

    Revizorët me vërejtje se ata që duhet ta ndjekin zbatimin e reformave – Këshilli për ndjekjen e implementimit të Strategjisë, kanë bërë lëshime në punë dhe se ky trup punon pa metodologji të konstatuar për evaluim të rezultateve nga masat dhe aktivitetet e zbatuara. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Dimri dhe ekzema

    Lajmi i rradhës

    Kissinger: Nuk ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë