EShS: bie numri i foshnjave të vdekura në RMV

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i foshnjave të vdekura në vend ka shënuar rënie që nga viti 2014.

    Në vitin 2014, numri i foshnjave të vdekura ishte 233, ndërsa në vitin 2016, kanë vdekur më shumë foshnja, pra 273.

    Numri i foshnjave të vdekura në vitin 2023 është reduktuar në 30 të vdekur, 17 meshkuj dhe 13 foshnje femra.

    Gjithashtu, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është ulur me 7.4 për qind, krahasuar me një vit më parë 2022.

    Siç njofton ESHS, gjatë vitit të kaluar 2023 kanë lindur 14 fëmijë nga nëna nën moshën 15 vjeçare. Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29.6 vjeç, ndërsa për nënat që kanë lindur për herë të parë 28.1 vjeç.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja miratoi Agjendën reformuese të RMV-së konform Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Orban akuzon udhëheqësit e BE-së: synojnë “rrëzimin” e qeverisë hungareze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë