Kolaicioni “Ndryshojmë” kërkon rritjen e shtesës së fëmijës dhe shtesës për personat me aftësi të kufizuara

    Koalicioni “Ndryshojmë” reagon ndaj Qeverisë se edhe pas 30 ditëve nga aksioni për protestë për drejtësi sociale, barazi, mos diskrimino, problemi për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, prindërit dhe asistentët e tyre lidhur me kërkesën e parashtruar deri te Qeveria është  trajtuar në mënyrë jo përkatëse.

    “Në pritje janë të gjithë të involvuarit në mbrojtjen sociale në pjesën e shtesës për personat me aftësi të kufizuara për shtesë të veçantë të fëmijës për kategorinë fëmijë dhe personave me aftësi të kufizuara  për vendim të cilin duhet ta miratojë Qeveria si institucion më përgjegjës për këtë problem. Kërkojmë të gjithë fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara të vendosen në kategoritë prioritare dhe duhet të rritet shtesa e veçantë  për fëmijët prej 5.100 në 10.000 denarë dhe shtesa të personave me aftësi të kufizuara prej 7.100 në 12.000 denarë”, reagojnë prej atje.

    Si Koalicion “Ndryshojmë”, shtojnë, publikisht kërkojmë nga Qeveria, sepse logjika e gjërave tregon se 30 ditë është një periudhë e mjaftueshme të detektohen, hetohen dhe të mësohen problemet në terren dhe të merret vendim përkatës.Ata paralajmëruan se më 7 shtator në orën 18, me qëllim, siç thonë, personat me aftësi të kufizuara të mbesin në fokus të opinionit, dhe të imponojnë prioritete të Qeverisë dhe të Kuvendit, nën logon “30 vjet të harruar  dhe të papranuar”. Marshi protestues do të mbahet nga Qeveria deri te Kuvendi i Maqedonisë së Veriut”.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa do të garojë e vetme në zgjedhje, kërkojnë nga LSDM të mos ndërhyjë në betejën e tyre me BDI-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë