EShS mburret me Raportin, harron vërejtjet

    Publikimi në faqen zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave i një komenti lidhur me Raportin më të fundit të procesit të skriningut të Këshillit të Europës, tenton të theksojë vlerësimin e përgjithshëm mbi punën e institucionit. Vlerësimi i Komisionit Evropian është se statistikat zyrtare të Maqedonisë kanë arritur nivel të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare dhe në vlerësimet e fushave të veçanta të prodhimit statistikor, KE rekomandon ndarjen e burimeve adekuate e aktivitete të mëtejshme për arritjen e përputhshmërisë së plotë me legjislacionin evropian. Kështu komentohet në faqen e ESHS raporti, që cilësohet si një konfirmim se Enti është një Institucion shumë profesional në organet e administratës shtetërore, që me të drejtë meriton epitetin e anëtarit të barabartë të familjes statistikore evropiane.

    “Të gjitha këto rezultate dhe arritje të larta janë rezultat i përkushtimit dhe përkushtimit maksimal të të gjithë punonjësve të institucionit, të cilët vazhdimisht janë angazhuar tërësisht në arritjen e objektivave të vendosura, pavarësisht nga të gjitha pengesat me të cilat institucioni është përballur prej kohësh, të cilat, mbi të gjitha i referohen mungesës kronike të kuadrove profesionale, burimeve të pamjaftueshme financiare për realizimin e kërkimeve statistikore dhe për futjen e të rejave. Megjithatë, ne jemi krenarë dhe të kënaqur me atë që është arritur dhe shpresojmë që në hapjen e Kapitullit 18 në procesin e negociatave me BE-në, të kemi arritur përputhjen e plotë me legjislacionin evropian në fushën e statistikave”, thuhet ndër të tjera në publikimin zyrtar të ESHS.

    Por ajo që ESHS ka “harruar” të citojë janë edhe vërejtjet. Për shembull, nëse infrastruktura statistikore ka arritur një nivel të lartë të harmonizimit me standardet ndërkombëtare, aspekte që lidhen me cilësinë e aktiviteteve statistikore dhe konfidencialitetin statistikor kanë nevojë për rregullim të mëtejshëm. Ligji për statistikat shtetërore duhet të harmonizohet me Ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale. “Ndërsa përafrimi ligjor është i lartë, niveli i burimeve njerëzore në ESHS paraqet sfidë për zbatimin efikas. Prandaj, shpërndarja e burimeve adekuate është thelbësore për të arritur përputhshmërinë e plotë në statistikat kryesore në të gjithë bordin”, thuhet në raport. Vërejtje ja edhe në zëra të ndryshëm, të cilat nuk janë në përputhje me standardet evropiane, si statistikat për shëndetin, ambientin e të tjera.

    “Statistikat e shëndetit publik dhe shëndetit dhe sigurisë në punë nuk janë ende në përputhje me standardet e BE-së. Anketa evropiane e intervistave shëndetësore është planifikuar të kryhet nga viti 2027, por në mënyrë ideale duhet të bëhet në vitin 2025, viti i përbashkët referues. Përgatitja e llogarive të shpenzimeve shëndetësore është në fazën fillestare. Kërkohet punë e mëtejshme në këtë fushë, duke përfshirë metodologjinë. Përafrimi në lidhje me të dhënat për aksidentet në punë dhe për shkaqet e vdekjes (COD) është në nivel të ulët dhe të dhënat nuk transmetohen për këto dy fusha. Për këto zona kërkohet punë e mëtejshme”, thuhet në kapitullin 18 për Statistikat.

    Kapitulli 18 – Statistikat – u parapri nga takimet e delegacionit të ESHS me përfaqësuesit e KE – Eurostat më 16 shtator 2022, pasuar nga takimi dypalësh me Eurostatin në Luksemburg në nëntor (14-15). /koha/

    Lajmi Paraprak

    Si t’i pastroni dredhëzat për të shmangur hepatitin A

    Lajmi i rradhës

    Vizita që bëri bujë: Mediat shqipe me qasje afirmative, maqedonaset – kritike ndaj Kurtit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë