“Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët ta ndiejnë atë si atdheun e tyre”

    “Është detyra jonë të kujdesemi për republikën tonë, që të gjithë qytetarët e saj ta ndiejnë atë si atdheun e tyre. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet me marrëveshje, as me protokoll, sepse faktet ekspozojnë çdo konstrukt të imponuar, dhe koncepti i Evropës së bashkuar na jep mundësinë më të mirë për të përfunduar zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si një republikë moderne evropiane”.

    Këto janë pjesë e mesazheve që presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi nga manifestimi qendror në Shkup, në kuadër të festës së Ilindenit.

    Pendarovski theksoi se festën tonë më të madhe shtetërore e festojmë në Shën Ilia, sepse, siç tha ai, në këtë ditë populli maqedonas dhe bashkatdhetarët e tij themeluan dy republikat e tyre – Krushevën në vitin 1903 dhe Asnomin në vitin 1944.

    Lajmi Paraprak

    Deri ku është ndërtimi i “Korridori 8”?!

    Lajmi i rradhës

    Ivanov: Politika duhet të heq dorë nga festat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë