Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës

    Për dy centimetra është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, ndërsa për një në atë të Prespës, përderisa niveli i Liqenit të Ohrit është njëjtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

    Edhe krahas kësaj, niveli i Liqenit të Ohrit është për katër centimetra më i ulët se mesatarja për gushtin, njëjtë si edhe ai i Prespës, te i cili është për 1,6 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare, përderisa niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është për 2,66 metra më i lartë se mesatarja.

    Niveli i lumenjve në vend është i ndryshëm. Te disa prej tyre janë dukshëm më të larta nga mesatarja, ndërsa te disa më të ulëta, por në të shumtën e rasteve janë të njëjta ose edhe pak më të larta në krahasim me dje./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    MPPS: Gati 60 për qind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve janë vaksinuar

    Lajmi i rradhës

    Hapen linja telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë