MPPS: Gati 60 për qind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve janë vaksinuar

    Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju bën thirrje të gjithë të punësuarve në kopshtet e fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar t’i qasen procesit të imunizimit, me qëllim që pandërprerë të zhvillohet procesi edukativo-arsimor gjatë kohës së pandemisë.

    “Si ministri dikasteriale bëjmë thirrje për përgjegjësi shoqërore të të gjithë të përfshirëve në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve nga mosha parashkollore. Njëkohësisht informojmë se deri më tani janë vaksinuar gati 60 për qind e të punësuarve në kopshtet e fëmijëve në shtet dhe njëherësh i bëjmë thirrje edhe 40 përqindëshit tjetër të edukatoreve, përkëdhelësve dhe personelit teknik që të vaksinohen që të mund të sigurohet qëndrim i sigurt i fëmijëve. Vetëm kështu kopshtet e fëmijëve pas përfundimit të periudhës së verës do të mund të punojnë me kapacitet të plotë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPPS-së.

    Të punësuarit në kopshtet e fëmijëve gjatë periudhës së kaluar, shton Ministria, treguan nivel të lartë të përgjegjësisë dhe profesionalizimit dhe përmes respektimit të plotë të Protokollit për mbrojtje nuk lejuan përhapjen e brendshme të virusit Kovid-19.

    “Shëndeti i të gjithë qytetarëve përfshirë edhe më të voglit është më i rëndësishëm. Për këtë me rëndësi të madhe është që gjithë bashkë të bëjmë përpjekje në sigurimin e qëndrimit të sigurt të fëmijëve në kopshtet e fëmijëve”, njoftojnë nga MPPS./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    Lajmi i rradhës

    Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë