Euractiv: nacionalistët e Maqedonisë së Veriut, epërsi në raundin e parë presidencial

    Kandidatja nacionaliste në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke e lidhur këtë edhe me anëtarësimin e vendit në BE, ka shkruar Euractiv.

    Portali informon se sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 90 për qind të votave të numëruara, Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ka fituar me gati 40 për qind.

    Ajo është shumë përpara presidentit Stevo Pendarovski nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SDSM), i cili fitoi afër 20 për qind të votave.

    Të dy do të përballen në rrethin e dytë më 8 maj, por perspektivat për Pendarovskin nuk janë të mira, thekson Euractiv dhe kujton se në të njëjtën ditë do të ketë zgjedhje parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Gjykata Supreme pranon ankesën e babait të Vanjës, i cakton arrest shtëpiak dhe masë sigurie

    Lajmi i rradhës

    Taravari demanton lajmin e Top Channel: ofertat nuk kalojnë tek unë, nuk kam pasur takim me Ahmetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë