Cilat janë yndyrnat e shëndetshme që nuk bllokojnë enët e gjakut?

    Yndyrnat kanë një reputacion të keq për bllokimin e arterieve, sëmundjeve që lidhen me mbipeshën dhe problemeve të tjera shëndetsore.

    Megjithatë, jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme për shëndetin tuaj.

    Trupi juaj ka nevojë për yndyrnat e pangopura, në mënyrë që të marrë vitamina dhe të ruajë funksionet vitale.

    Ndërsa yndyrnat e ngopura dhe të hidrogjenizuara duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur. Përdorimi i tepruar i tyre rrit rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe problemeve kardiovaskulare.

    AgroWeb.org ju fton të njihni shkurtimisht se cilat ushqime përmbajë yndyrna të pangopura dhe cila është sasia e rekomanduar për konsum ditor.

    Yndyrnat e pangopura

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, konsumimi i tyre përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Vajrat me sasi të larta të yndyrnave të pangopura janë vajrat si ai i ullirit, lulediellit, susamit, sojës dhe i misrit.

    Ndërsa ushqimet me bazë bimore si avokadot, arrorët ose farat e lulediellit dhe të lirit, janë tepër të shëndetshme dhe përmbajnë yndyrna të pangopura

    Omega – 3

    Një vëmendje të veçantë e meritojnë edhe acidet yndyrore omega-3.

    Ato ju mbrojnë nga rrahjet e parregullta të zemrës dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare.

    Omega 3 gjithashtu ju mbron kundër ndonjë sulmi të mundshëm kardiak dhe ngadalësojnë procesin e aterosklerozës.

    Peshqit janë burimi më i mirë i acideve yndyrore omega-3. Sasia e rekomanduar është të paktën dy vakte me peshk në javë.

    Sasia e këshilluar 

    Për një regjim ushqimor me 2.000 kalori, duhet të konsumoni 44-78g yndyrë çdo ditë.

    Shmangni ushqimin e shpejtë si picat, hamburgerët, mishin e përpunuar, ëmbëlsirat dhe yndyrnat si gjalpi, që janë të ngurta në temperaturën e dhomës./AgroWeb

    Lajmi Paraprak

    Shkupi vs Shkëndija 0:2 / Pamjet më të bukura gjatë ndeshjes

    Lajmi i rradhës

    Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia e paligjshme në hyrje të Strugës, rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë